Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka reaguar pasi Parlamenti grek miratoi me 2153 vota pro Marrëveshjen e Prespës. Në një shënim në facebook Zaev teksa i përciell urimet kryeministrit grek thotë se shkruam historinë fitimtare.
“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë.”- shkruan Zaev në facebook.