Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Dinamos dhe Kombëtares shqiptare, Vasillaq Zëri.
Ish-futbollisti mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Vasillaq Zëri është nderuar nga FSHF me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” dhe
është konsideruar një nga lojtarët më të mirë në sulm që ka patur futbolli shqiptar.