Nga 1 Shkurti 2019, lejet e qarkullimit ndërkombëtar do të lëshohen për një periudhë tre vjeçare, me të njëjtën tarifë që aktualisht paguhet për 1 vit.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të lëshojë Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes 1 vjeçare!”
Ky ishte njoftimi i DPSHTRR, që e konsideron këtë masë si kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit dhe kursim monetar për qytetarët e subjektet.