Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, deklaratat e Berishës një ditë më parë, kur u shpreh se pas 21 janarit do vriste me snajper Edi Ramën, nëse ai do tentonte të organizonte sërish një demonstratë përpara Kryeministrisë, i ka cilësuar lajthitje.
I ftuar në emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga në Report TV, Ndreu u shpreh se 21 janari është një njollë e zezë e cila do e ndjekë Berishën derisa të vdesë.
“Ç’a mund të jetë veçse një lajthitje, është i destabilizuar.
21 janari është një llojë e zezë që do ndjekë derisa të vdesë.
Është alarmante sesi një njeri vret katër veta të pafajshëm, me 2 mijë lekë të vjetra në xhep, dhe është i qetë.
Pretendon se do ishte edhe ky që do tërhiqte këmbëzën”, u shpreh Ndreu.
Ka qenë Rama i kërcënuar në atë kohë?
Këto janë folklor trimërie që i shpik Berisha me shokë.
Ai ka qenë i tulatur dhe i frikësuar, nuk është aq trim sa thotë.
Unë kam dhimbje për ato viktima.
21 janari ka qenë një protestë e cila pati ato uljet dhe ngritje te veta, por të bëhen vrasje në fund të protestës, kur po shpërndahej turma, kjo ndodh vetëm në shtetet më diktatoriale në botë.
Nuk më habit deklarata e Berishës, ai ka kohë që është i destabilizuar në deklaratat që bën.
Ndiej dhimbje edhe për median, se ju nuk bëni gjë tjetër vecse e merrni si deklaratë dhe nuk bëni analizë ai vret njerëz dhe thotë se do tërheq këmbëzën.
Mua më shqetësoin interpretimi që i bëhet dhe hapësira që i jepet një vrasësi që ka vrarë katër vetë. Cili nga këta të katër ka bërë një veprim të paligjshëm?
Kur do hapet hetimi për 21 janarin?
S’keni parë gjë akoma. Mos keni merak.