osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

S*ks dhe ryshfet për kujdestarinë e djalit, gjykata jep vendimin për gjyqtarin e Fierit dhe psikologen

S*ks dhe ryshfet për kujdestarinë e djalit, gjykata jep vendimin për gjyqtarin e Fierit dhe psikologen

Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, dhe psikologen Elona Meçani, të cilët u përfshinë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në emisionin investigativ ‘Sopt’.

Gjyqtari dhe psikologia që luante rolin e sekseres u arrestuan menjëherë pas publikimit të denoncimit, ku Hysi shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, që ishte në proces gjyqësor për të fituar kujdestarinë e vajzës.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari Hysi kërkonte hapur favore seksuale si dhe sasi të konsiderueshme parash. Rasti që fundosi Roland Hysin u transmetua me zë dhe figurë në emisionin investigativ “Stop”, ku gjyqtari i kërkonte një nëne seks në këmbim të një vendimi në favor të saj. Situata shkoi deri aty sa në njërin prej takimeve të thirrura nga gjyqtari, ky i fundit i ka kërkuar gruas që ta prekë në pjesë intime.

Gruaja e cila jetonte jashtë Shqëipërisë ishte kthyer për të ndjekur gjyqin mbi kujdestarinë e vajzës së saj. Ajo do të shprehej për se kishte harxhuar plot 10 mijë euro për gjyqin në fjalë dhe se shpesh herë gjyqtari Roland Hysi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Përveçse Hysit u prangos dhe psikologia pranë gjykatës në Fier, shtetasja Elona Meçani, e cila kryente rolin e sekseres kur fjala vinte tek paratë që gruaja duhej t’i jepte gjyqtarit.