osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Iliri i Presidencës paralajmëron: Paktin me Greqinë do e bëj vet ose do e prish, izolon Cakën, i mbyll derën e negociatave me BE

Iliri i Presidencës paralajmëron: Paktin me Greqinë do e bëj vet ose do e prish, izolon Cakën, i mbyll derën e negociatave me BE

Delegimi i kompetencave të ministrit të Jashtëm, nga Edi Rama te Gent Caka, pritet të shkaktojë një luftë të madhe Qeveri-Presidencë. Ministria e Jashtme, e drejtuar nga Ditmir Bushati, u fut në negociata me Greqinë për të arritur një marrëveshje historike, pjesë e së cilës do të jetë edhe pakti i detit. Teksa për shumë prej pikave palët u dakordësuan, pakti detar mbetet ngërçi kryesor për finalizimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Fillimisht pengesë për firmosjen e paktit mes Shqipërisë dhe Greqisë u bë Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ditmir Bushati i kërkoi Metës t’i jepte autorizimin për të vazhduar bisedimet me fqinjët grekë, por presidenti e ktheu 3 herë mbrapsht ish-ministrin. Por në një kohë kur grupet negociatore e kanë gjetur dakordësinë për të gjitha pikat, duket se Meta do të marrë sërish rolin e protagonistit.

Dje, në një dalje për mediat, presidenti paralajmëroi bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. “Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mija dhe në aktet e mija. Nuk kam asnjë koment për organizim e brendshëm të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë e kam shumë të qartë si President i Republikës, edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, tha Ilir Meta.

Delegimi i kompetencave dhe përplasja

Sipas ligjit, çdo marrëveshje ndërkombëtare është në dorë të Presidentit të Republikës, i cili ka të drejtë të lidhë marrëveshje vetë ose t’ia delegojë kompetencën ministrive respektive. Në rastin konkret, e vetmja marrëveshje për të cilën po diskuton dhe punon Shqipëria është ajo me Greqinë. Duke qenë se Ilir Meta nuk e pranoi Gent Cakën si ministër të Jashtëm, pritet që rezervat e kreut të shtetit të ndikojnë edhe në bisedimet me palën greke.

Nisur nga fakti që Rama ia delegoi kompetencat e ministrit të Jashtëm Gent Cakës, ky i fundit do të ketë nën përkujdes edhe negociatat me Greqinë. Por meqë është Meta ai që vendos të delegojë kompetencën e tij tek Ministria e Jashtme për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare dhe duke marrë parasysh përplasjen Meta-Caka, pritet që presidenti të mos e ushtrojë të drejtën e delegimit.

Sipas burimeve të gazetës, fillimisht Meta do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama që të jetë ky i fundit personi që do të negociojë me Greqinë për paktin detar, duke qenë se Rama është ai që u betua si ministër i Jashtëm në Presidencë. Nëse Rama nuk e pranon diçka të tillë, burimet i thanë gazetës se Meta do të futet vetë në lojë dhe të marrë drejtimin e grupit negociator për të vijuar bisedimet me palën greke. Firma e kreut të shtetit, përveç momentit kur jep autorizimin për ministrin e Jashtëm për të negociuar, nevojitet edhe një herë të dytë para se marrëveshja të kalojë në Parlament.

Në këtë mënyrë Meta faktorizohet, ndërsa ekziston edhe rreziku që marrëveshja me Greqinë të zgjatet pafundësisht shumë për shkak të përplasjeve të brendshme në vendin tonë. Kjo përplasje do të ndizet akoma më shumë në ditët në vijim dhe do të mbajë pezull edhe për pak kohë paktin me grekët. Duke qenë se Rama ia delegoi kompetencat Cakës, kjo do të thotë se ai i beson atij çdo punë dhe për të, Caka është i autorizuar edhe për bisedimet me Greqinë.

Por të njëjtin mendim nuk ndan Meta, i cili nuk e pranoi Cakën ministër të Jashtëm. Mirëpo Meta përmes bllokimit të marrëveshjes me Greqinë i jep edhe një goditje të fortë procesit të integrimit sepse ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë në BE vende që nuk i kanë zgjidhur problemet me fqinjët.

Mimoza Ibra