Një shkrim investigativ me autorë David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, ka hedhur dritë mbi lidhjet e fshehta të Partisë Demokratike dhe kompanive të lobimit.
Në artikullin e gjatë, zbulohen fakte konkrete ku “selia blu” ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e liderit të saj Lulzim Basha, në SHBA.
Mësohet se kryedemokrati kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.
Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj.
Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente.
Pas pagesës Muzin kontaktoi Stephen Bannonin dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës dhe vendosi që Lulzim Basha të intervistohej nga Breitbart News.
“Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të hidhur politike.
Për disa javë, PDSH e Bashës, e cila udhëhoqi opozitën, kishte protestuar kundër koalicionit qeverisës të kryesuar nga kryeministri Rama dhe Partia Socialiste.
U fol që PDSH dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Dukej se Shqipëria mund të shkonte në trazira serioze. PDSH ju kthye republikanëve në Uashington për ndihmë,” shkruhet në artikull.
Investigimi provon se Rusia ka lobuar dhe financuar fotografine e Bashes ne Uashington dhe se ka futur ne telash lobistet e tij me drejtesine amerikane.
(TemA)
Më poshtë, linku i shkrimit të plotë: