osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Kryemadhi tentativë për të marrë frenat e protestës, paralajmërohet skenar si në Venezuelë, Berisha i gatshëm dhe për gjakderdhje por… me kë?!

Berisha-Kryemadhi tentativë për të marrë frenat e protestës, paralajmërohet skenar si në Venezuelë, Berisha i gatshëm dhe për gjakderdhje por… me kë?!

Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kanë nisur tentativat për të marrë frenat e protestës së opozitës. Teksa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mundohet të gjejë një kauzë të qartë, me qëllim detyrimin e kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, deputetë brenda opozitës, por edhe Berisha me përfaqësues të LSI, kërkojnë mosbindje civile në 16 shkurt. Berisha në një studio televizive deklaroi se opozita do të përdorë të njëjtin skenar si në Venezuelë, ku po synohet rrëzimi i Nicolas Maduro, duke kërkuar mosbindje civile. “Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm.

Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famozë mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllanë trafikant, kjo tregon se shteti ishte lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri”, tha ai. Por Berisha nuk përjashtoi që të ketë dhe gjakderdhje. I pyetur se në Venezuelë janë vrarë rreth 14 persona dhe a e merr ai përsipër këtë çmim, ai tha: “Me çdo çmim, Maduro këtu duhet të largohet”.

LSI rrit presionet

Teksa Berisha po tenton të bëhet protagonist, Kryemadhi ka rritur presionet ndaj Bashës, me qëllim marrjen e frenave të protestës. Kanë qenë media pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, ato të cilët kanë sulmuar Bashën, pasi sipas tyre, kreu i PD ka një reagim të dobët kundrejt mazhorancës qeverisëse. Madje, mediat pranë LSI kanë shkuar deri ty duke paralajmëruar se në 16 shkurt protagonistët e vërtetë të protestës do të jenë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi dhe jo kreu aktual demokrat, Lulzim Basha.

Mësohet se ndryshe nga herët e tjera, në 16 shkurt në podium për të folur do të ngjiten edhe Kryemadhi, dhe Berisha. Si Kryemadhi, ashtu edhe Berisha nuk kanë folur asnjëherë në protestat e opozitës, pasi monopolin e fjalës e ka pasur Basha, por këtë herë do të ketë surpriza. Duke qenë se Kryemadhi dhe ish-kryeministri kërkojnë mosbindje civile, në 16 shkurt një fjalim për të ekzaltuar turmën do të mbajë personalisht Sali Berisha, me qëllim entuziazmimin dhe çuarjen drejt përplasjes së protestuesve me qeverinë.

Nga ana tjetër, edhe Berisha ashtu si Kryemadhi, ka rritur presionet ndaj Bashës, me qëllim që ky i fundit të dalë nga guacka e një lideri të qetë, por të përballet dhe të ketë një retorikë më të ashpër me kryeministrin Edi Rama.

Partitë opozitare me axhenda të ndryshme

Protesta e paralajmëruar e 16 shkurtit duket se ka përçarë dy partitë kryesore të opozitës. Nga njëra anë është kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka urdhër bazën demokrate që të nisë organizimin për protestat, ndërsa nga ana tjetër Kryemadhi, e cila prej disa kohësh ka nisur takimet me strukturat e saj, duke iu bërë thirrje që të bashkohen me LSI, me qëllimi rrëzimin e qeverisë.

Pra, duket qatë që kemi të bëjmë me axhenda të ndryshme. Por sherri që ka kapluar Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim është pasqyruar edhe në thyerjet e vendimeve të opozitës. Teksa deputetët e Bashës kanë vendosur që të bojkotojnë jetën parlamentare, nuk ka ndodhur aspak kështu me deputetët e Kryemadhit, të cilët janë parë gjatë dy ditëve të fundit në Kryesinë e Kuvendit.

Bëhet fjalë për deputetët e Komisionit të Jashtëm, Edmond Panariti dhe Klajda Gjosha, të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjet e këtij komisioni, ndryshe nga kolegët e tyre demokrat, duke thyer në këtë mënyrë edhe urdhrin e Bashës për të bojkotuar Parlamentin. Madje, pjesë e bojkotit është bërë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila njihet për një zë kritik kundër Bashës. Edhe Hajdari ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, duke dëshmuar se kemi një çorganizim në kapin opozitar.

Rigels Seliman