osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Princesha Fevzia, e cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës!

Princesha Fevzia, e cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës!

Dinastia e shqiptarëve në Egjipt ka qenë një nga dinastitë më të shquara të botës moderne. Historinë e kësaj dinastie këtë rast kemi zgjedhur ta bëjmë përmes një princeshe të bukur, princeshës Fevzia, e cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës.

Kronikat evropiane të shekullit të kaluar nuk mund të linin jashtë vëmendjes së tyre princeshën Fevzia Fuat Ali, e cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës e krahasuar me Ava Gardner, Gracy Kelly dhe artistet më të famshme. Princesha Fevzia ishte vajza e madhe e mbretit Fuat të Egjiptit dhe motra e mbretit Faruk. Familja mbretërore egjiptiane e kishte origjinën shqiptare nga Mehmet Ali Pashai, i cili nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë por drejt Perëndimit veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë. Fevzia do të ishte stërmbesa e tij.

Gjyshi i saj Ismaili, i biri i Mehmetit do të vendosë titullin e lartë të Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull që mbeti deri në vitin 1914 kur babai i Fevzës e shpalli veten mbret dhe do shkëpuste lidhjet me Perandorinë turke që tashmë ishin shkatërruar.

Egjipti filloi të bëhej modern me ndërtesa të bukura dhe me një infrastrukturë moderne. Ismaili ishte udhëheqësi që themeloi shërbimin postar, modernizoi ushtrinë duke e kthyer atë në një ushtri moderne me lavdinë e dikurshme. Ndërtoi në gjithë vendin hekurudha. Por ai ka hyrë në histori jo vetëm si sundues i madh i Egjiptit por dhe për një fakt tjetër. Ishte ndërtuesi i kanalit të Suezit, një kanal artificial detar me gjatësi prej 163 kilometrash– nyja që lidh hemisferën perëndimore dhe atë lindore të tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike, për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detarë për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme..Me përfundimin e punimeve do të merreshin dy bijtë e tij Fuat dhe Said emrin e të cilit do të merrte dhe porti Said. Një nga veprat më të bukura të tij është dhe shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil në një parajsë tokësore. Sot ajo është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit. Mbreti Ismail do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite dhe do të hapte rrugën e modernizimit.

I edukuar në Paris dhe Vjenë ai do të ishte një njohës i thellë i gjuhëve evropiane dhe e admironte Evropën. U përpoq që gjatë sundimit të tij të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të perëndimit.
Ai dha një ndihmesë të madhe ndaj Shqipëtarëve të Misirit të cilët i vuri në poste drejtuese në administratë dhe ushtrinë egjiptiane.

Dinastia e shqiptarëve qeverisi Egjiptin për 147 vjet deri në vitin 1952, kur Mbreti Faruk u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak të udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi njëherë e përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e Dinastisë Shqiptare të Egjiptit sot jetojnë në Zvicër.
Fevzia ishte motra dhe shoqja më besnike e të vëllait dhe do ndikonte shumë në jetën e tij deri sa ai u bë mbret. Faruku qe shumë i pashëm dhe shumë i dhënë pas qefit dhe bixhozit ndaj dhe mbretëria në kohën e tij do të zvenitetj deri në largimin e tij me një puç ushtarak.

Fevzia ishte e hollë, e bukur dhe kishte një figurë tejet elegante. Ajo është përshkruar nga kronikat e kohës si një bukuri shokuese, shkatërruese zemrash, princesha më e bukur e botës. Shumë gazeta të kohës e kanë quajtur perëndeshën e bukur me origjinë shqiptare. Fotografi sir Beaton do e përshkruante kështu: “Në qoftë se Boticeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë Aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepse të paparë ndonjëherë me sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbisnin mendjen.”

Kronikat rozë të shekullit të kaluar do e cilësonin si Miss Botën e pakurorëzuar. Siç ndodh shpesh në mbretëri dhe fati i saj do të ishte të lidhej me një mbret. Kështu në moshën 17 vjeçare ajo do martohej me shahun e Iranit, Mohammad Reza Pahlavi. Por martesa e tyre nuk doli e suksesshme. Pak vite pas martese do të vinte dhe divorci.

Në 28 mars 1949 Princeshë Fevzia do të rimartohej me kolonel Ismail Hussain Shirin Bey, një kushëri i largët i saj (me gjak shqiptar) i cili ishte Ministër i Luftës së Egjiptit. Ata patën dy fëmijë: Nadian dhe Muhametin. Tashmë emri i saj do te ishte Princeshë Fevzia Shirin, pas martesës së dytë në vitin 1949 dhe kështu do të njihej derisa të përmbysej Dinastia e Shqiptarëve të Egjiptit në vitin 1952.
Pasardhësit e kësaj dinastie shqiptarësh pas rënies nga froni do vendoseshin në Zvicër ku dhe sot pretendojnë për kurorën e tyre si mbretër të Egjiptit.