Gjeni se përse gjeneratat e fundit të iPhone, kanë një vrimë të vogël afër lentës së kamerës në pjesën e pasme të telefonave të Apple.
Apple ka mbushur vazhdimisht iPhon’ët e saj me karakteristika gjithnjë e më shumë emocionuese.
Por ka shumë risi që ndoshta nuk i keni vënë re ndonjëherë, duke përfshirë një vrimë të vogël anash kamerës.
Te iPhone 7, 7 Plus e edhe te gjenerata 6s, mund të shihni një vrimë të tillë.
Pra, çfarë në të vërtetë është kjo vrimë e vogël?
Në të vërtetë ajo është vetëm një mikrofon i vogël i projektuar për të kapur tinguj që vijnë nga drejtimi i lentës.
Ajo u prezantua për herë të parë në iPhone 5S.
iPhone tani e ka këtë mikrofon, si dhe dy të tjerë, një në krye dhe tjetrin në fund.
Kjo do të thotë se mund të marr zërin pa marrë parasysh se si pronari i iPhone po mban në dorë atë.
Kur u njoftua për herë të parë se iPhone do të ketë tre mikrofonë, Phil Schiller i Apple tha: “Ne nuk i kemi dy, por tri mikrofona”.