Taulant Balla ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Top Channel, në një kohë kur është i ftuar në emisionin “Open”, po në këtë televizion.
Balla duke iu referuar dokumentarit te emisionit investigativ Top Story “Injorantet e parlamentit”, i cili nxori se doktoratura e socialistit ishte e kopjuar, reagoi duke thënë se Top Channel është kthyer në një televizion të degraduar dhe që bën lajme për gjoba.
Por ndërkohë drejtuesit e Top Storyt janë përgjigjur menjëherë duke i dërguar SMS drejtueses së emisionit, në të cilën tregonin se i kishin kërkuar disa herë intervistë deputetit por ai nuk kishte pranuar.
Debati i plotë:
Balla: Top Channel ka degraduar në një media që bën lajme për gjobë
Eni: Nëse nuk vërtetohet ne kërkojmë falje
Balla: Top Channel ka rënë në një batak. I kam sugjeruar ministres së re kontrollin e tezave të doktoraturës në universitetin ku unë kam mbaruar
Basha: Pse nuk e hidhni në gjyq Top Channel të vërtetohet kush gënjen
Top Story: Ju ka kërkuar intervistë dhe ju keni refuzuar
Balla: Fare fare, fare
ENI: Ju keni refuzuzar
BALLA: Më vjen keq që në TCH ndodhin këto histori
Top story shtë fshehur pas shpërdorimit të një shpifsi