Pas Drejtësisë, Vetting-ut do ti nënshtrohen edhe 11 mijë punonjës të policisë në muajin shkurt. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka me 27 nëntor 2018, premtoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë.
Pas këtij vendimi të qeverisë shqiptarë, janë dorëhequr gjithësej 500 oficerë.
Ndërkohë është miratuar buxheti me të cilin do mbulohen pagat dhe shpenzimet e komisioneve që do bëjnë Vettingun në Policinë e Shtetit.
Parashikohej që procesi të niste këtë muaj, por për shkak të problemeve buxhetore, po mesa duket gjithçka është zgjidhur, me muajin shkurt si muajin e fillimit.
Sa i përket vendimit, është bërë zyrtar në datën 16 janar të këtij viti e më pas botuar në Fletoren Zyrtare. Janë përcaktuar një fond prej 42 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet.
Ky proces përfshin kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës ndër vite si dhe vlerësimin profesional sipas gradave. Gjithashtu, kujtojmë se në vendimin e Këshillit të Ministrave, është miratuar edhe trajtimi financiar për organet e vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, punonjësve të shërbimit të Çështjeve të brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.