Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi sot se do të ngrijnë të gjitha kontratat jo-operative të HEC-eve. Vendimit të sotëm por edhe të ditëve më parë , agjencia e lajmeve prestigjoze Reuters i ka kushtuar një artikull ku shkruan se ministrja Balluku ka vetëm katër ditë në postin e ri, të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Artikulli i plotë:
Shqipëria ka vendosur masa të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe lidhur me politikat dhe strategjitë për të ngritur hidrocentrale, pra nëse ja vlen vërtetë në disa zona. Ministrja Belinda Balluku, e Energjisë dhe Infrastrukturës njoftoi se do skanohen kontratat për hidrocentralet, nëse janë në përputhje me ligjin, një vendim i marrë ky në vetëm katër ditë zyrtarisht si ministre.
Bëhet fjalë për mbi 182 licensa të lëshuara për ndërtimin e 440 hidrocentraleve, për të cilat protestuesit thonë se do rrezikonin turizmin në zona tejet të varfra. Balluku tha se është koha për të parë se pse shumica e kontratave nuk janë ‘funksionale’ dhe për të rishikuar më në detaje ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të vogla.
“Ne kemi nevojë për një ekuilibër të përsosur midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që kemi ne shqiptarët”, tha Balluku në një deklaratë sot.
Më tej Reuters shkruan: Që nga mesi i vitit 2000, kur mungesa e furnizimit me energji elektrike shkaktoi ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare kanë nënshkruar kontrata për ndërtimin e hidrocentraleve kryesisht të vogla, por deri tani vetëm 96 janë plotësisht funksionale. “Unë kam vendosur të ngrijmë të gjitha kontratat jo operacionale derisa të kemi një raport që detajon statusin e tyre”, shtoi Balluku. Shqyrtimi do të konstatojë nëse kontraktorët kanë ndërtuar impiantet siç specifikohet dhe deri në afatin e fundit, si dhe nëse kanë përmbushur kërkesat mjedisore./ Artikulli marë nga Reuters