osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hahn ofron zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinë

Hahn ofron zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinë

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, deklaroi se ka ofruar zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinë dhe se po pret përgjigjen nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Komisionari Hahn, në një intervistë për televizionin N1, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit, ka biseduar me presidentët Thaçi dhe Vuçiq dhe se në detaje i ka njoftuar me propozimin e tij.

“Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet përkatëse tregtare që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federtica Mogherini “, tha Hahn.

Komisionari Hahn në këtë intervistë tha gjithashtu se Thaçi dhe Vuçiq e kuptuan propozimin e tij dhe ditëve në vazhdim pret përgjigjen e tyre pozitive.

Ai shtoi se besonte se problemi mund të zgjidhej dhe se “dialogu i Serbisë dhe Kosovës mund të vazhdojë deri në fund të vitit”.

Serbia nuk po e vazhdon dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën derisa autoritetet në Prishtinë të shfuqizojnë vendimin për tarifën 100 përqind për mallrat serbe.

Qeveria e Kosovës nuk po e shfuqizon masën pasi po kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë kërkuar disa herë autoriteteve në Prishtinë, shfuqizimin e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës./REL