osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rumania merr Presidencën e BE-së: Lajme të mira për Shqipërinë

Rumania merr Presidencën e BE-së: Lajme të mira për Shqipërinë

Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë: Presidenca Rumune e Këshillit të BE në 6 mujorin e parë të këtij viti do të synojë të shtyjë përpara politikat e zgjerimit të BE me vendet e rajonit.

Në prezantimin e prioriteteve të Presidencës rumune të Këshillit të BE, të martën (22.01.2019) Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi se “BE-ja mund të mbështetet tek një presidencë që do ta shtyjë më tej axhendën e zgjerimit. Pas presidencave të suksesshme bullgare dhe austriake, mirëpres fuqimisht vazhdimësinë e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor midis prioriteteve tona kryesore në këtë 6 mujor të Presidencës Rumune”.

Vendimi për hapjen e negociatave – jo i mirëqenë

Presidenca rumune e Këshillit të BE, janar-qershor 2019, përkon në kohë me pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave të hyrjes në BE.

“Për Shqipërinë kjo periudhë do të jetë absolutisht vendimtare. Jemi rreth katër muaj larg Raportit Vjetor të Komisionit Europian (KE) dhe pesë muaj larg diskutimit të ardhshëm të Këshillit të BE mbi zgjerimin. Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet të merret si i mirëqënë”, tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në prezantimin e prioriteteve të Presidencës Rumune.

Rolin e rëndësishëm të Raportit të Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë e theksoi edhe Mircea Perpelea, ambasador i Rumanisë në Tiranë. “Gjatë kësaj Presidence Rumune, hapat që do të hidhen në procesin e zgjerimit do të bazohen në vlerësimin e KE, që do të publikohet këtë pranverë. Rumania do të jetë e angazhuar aktivisht në këtë proces. Shpresojmë që raporti i KE të jetë pozitiv për të bërë të mundur përparimin e mëtejshëm të partnerëve europianë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenca rumune do të përpiqet të kanalizojë përpjekjet në një drejtim pozitiv për të ҫuar përpara perspektivën europiane të Shqipërisë.”

Rumania merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE, që nga anëtarësimi i saj në vitin 2007, në një kohë sfidash për BE, “në një kohë kur përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE duhet të identifikojnë zgjidhje që funksionojnë për sfidat e mëdha që po përballon sot projekti i unifikimit europian” theksoi ambasadori rumun Perpelea.

Kohezioni- një vlerë e përbashkët europiane.

Kjo është motoja e Presidencës Rumune në 6 mujorin e parë të këtij viti. Në funksion të parimit të kohezionit si vlerë e përbashkët europiane janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të axhendës së kësaj presidence. Në fokusin e saj do të jetë forcimi i konvergjencës në Europë, i sigurisë së qytetarëve të saj, rritja e rolit të Europës si një aktor global, rritja e solidaritetit dhe kohezionit për një Europë të vlerave të përbashkëta./DW