Policia rrugore në Tiranë ka vijuar me monitorimet me kaera të fshehta dhe ka vendosur gjoba për ata shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit.
Këto gjoba do të kalojnë menjëherë në sistem dhe shoferit nuk do i bëhet e ditur në moment shkelja dhe penalizimi.
Policia ka bërë monitorime te Rruga e Kavajës, ku janë gjobitur një sërë shoferësh, të cilët kanë shkelur në korsinë e autobusit dhe taksive.
“Nëse je me fat do njihesh me gjobën e shkeljes, nëse jo mund të shkojë edhe më keq”-shkruhet në faqen zyrtare të policsë.