osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tama-tamet e shërbëtorëve, si ogur i keq i rrëzimit të “rrugëhumburve”… më 17 shkurt!

Tama-tamet e shërbëtorëve, si ogur i keq i rrëzimit të “rrugëhumburve”… më 17 shkurt!

Nga Anri Bala

Pasi Lulzim Basha dhe bashallarët e tjerë të ardhur nga asgjëja, banorë të “stanit me lepuj”, dhjetra përfaqësues të së keqes së këtij vendi, kanë marrë megafonët për tu trimëruar, sepse në s(t)allë ju duket vetja luan!

Duke parë që të keqes po i del i zoti, ligji i nëpërkëmbur për shumë kohë nga “çlirimtarët” e 16 shkurtit, kanë marrë tam-tamet e berihait, për të bindur veten, se do jenë mijëra e pse jo qindra mijëra dhe me tellallët e përvuajtur nga halli i parasë, të pacipë deri në palcë, deklarojnë se çfarë duan… Revolucion.

Revolucionin do ta udhëheqin tre nga figurat më të errëta të demokracisë, sipas të përvëluarit të ’97 Nikoll Lesi:

Sali Berisha, ish komunist! Rrëmbyesi dhe dhunuesi i idealeve të lëvizjes mbarëshqiptare për demokraci.
Shkaktari i kthimit të Shqipërisë në një diktaturë “demokratike” në zgjedhjet e vitit ’96, në pak kohë të ardhjes në pushtet. Autori i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997 dhe i armatosjes me qëllimin e dërgimit në luftë civile të vendit, që ai drejtonte, duke lejuar krijimin e piramidave, duke mos pranur largimin nga karrigia e uzurpuar e Presidentit të vendit.

Autori i dhjetra intrigave me dëme të pariparueshme për vendin dhe njeriu i parë në Europë në rolin e kryeministrit të posdiktaturës, që urdhëroi, mbrojti dhe mbron edhe sot… krimin më të dënueshëm në botë: Sulmin me armë luftarake të turmave që protestojnë, duke shkaktuar katër viktima dhe dhjetra të plagosur rëndë.

Njeriu që duhet të ishte dërguar në Hagë, si fajtori kryesor i shkërmoqjes së shtetit në vitin ’97, për tragjedinë që u zhvillua me disa akte, ku në të parën shkaktoi mijëra viktima dhe vazhdon me të tjera ende edhe sot, me hedhjen në rrugë të armëve luftarake dhe “armatosjen e popullit” të jugut, që rrezikohej të pushtohej nga veriu dhe anasjelltas. I rikthyer në politikë qetësisht, sepse korbat dhe sorrat që kishte përballë, ishin të nxirë njësoj si ai… fajtorë!

Tetë vjet pushtet pas masakre, masakruesi prodhoi atë që dinte të prodhonte… masakra të reja që i “gëzon” sot e kësaj dite me viktima mbi sup për “Gërdecin” dhe “21 Janarin” dhe një shtet të falimentuar ekonomikisht dhe informal deri në themel. Revolucionari Sali Ram Berisha, do të na motivoi të protestojmë, e pse jo sipas sorrës Nikoll Lesi, që dikur ia dogji sqepin bashkë me gazetën, të rrëzojmë qeverinë me… armë!

E nuk ishte i vetëm! Në krah të tij u rrjeshtua revolucionarja numër dy, Monika Kryemadhi, e futur në politikë nga varfëria intelektuale e saj dhe e bashkëshortit, si përfaqësuese e rinisë së majtë, ku u largua pasi u pasurua pa bërë asgjë, vetëm duke vjedhur dhe grabitur shqiptarët, bashkë me bashkëshortin e saj si pronar të 1/4 së vendit.

Sot, e rrezikuar dhe e akuzuar publikisht nga qytetarët shqiptarë kudo ku i jepet mundësia të shprehen lirisht, për disa vepra të rënda si korrupsion, vjedhje dhe bashkëpunimi me persona që ndodhen para drejtësisë, si përfaqësues të shpk-partisë, ku zonja është administratore. E trembur nga drejtësia, Kryemadhi do udhëheqi revolucionin “anti Rama” bashkë me Lulzim Bashën.

Në fakt, Lulzim Basha e ka hallin më të madh, sepse i ka gjëmat dhe bëmat më të rënda. I akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale si vjedhës i miliona eurove në bashkëpunim. Bashkëpuntorë i krijimit të shtetit të narkotrafikut, me leje të babait shpirtëror Sali Berisha, e pranuar dhe e deklaruar publikisht nga ky i fundit si “vendim politik”. Bashkëpuntorë në vrasjen e qytetarëve në protestë në rolin e urdhëruesit. Korrupsion me kompanitë ofshore, duke paguar miliona euro pa ia ditur askush burimin, për të lobuar për partinë e tij dhuratë e grabitur me bekimin e grupit, që do protestoi bashkë me të.

Duke parë kandidaturat e personazheve kryesore të revolucionit dhe zagarët e tyre që lehin për gjahun e ngordhur… populli, i cili mund të pëmbys çdo qeveri që e ka vendosur vetë, me votë, për të përfaqësuar atë dhe zgjidhur problemet e tij… më bënë të dyshoj, se nuk do jet aty atë ditë! Jo se nuk ka arsye për të protestuar, sepse ka qindra arsye për të mos u dakordësuar… por nuk mund të protestoi, që të kthehen me fuqinë e dhunës në pushtet, ato që i ka dëbuar me fuqinë e votës nga pushteti!

Është fatkeqësi e madhe mosnjohja e realitetit dhe humbja e rrugës në oborrin e shtëpisë, jo si i dehur por si i frikësuar i këtyre revolucionarëve hibrid, socialist pa ngjyrë, demokrat të zhgërryer, zogisto-ballist të zhbërë, që ky revolucion imagjinar, do tu kthehet në një të ëndërre keqe, me një fund më të dhimbshëm se makthi i tyre i përditshëm …shkuarja pas hekurave.

Tam-tamet e shërbëtorëve të së keqes më 16 shkurt, do jenë një ogur i zi, që po paralajmëron rrëzimin e “opozitës rrugëhumbur” më 17 shkurt!/Ekskluzive.al