Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen masivisht në protestën e opozitës që do të mbahet në 16 shkurt për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur me vota plebishitare si asnjëherë tjetër dhe për të sjell në pushtet Lulin dhe pse jo edhe Monikën sepse kështu shkohet drejt Europës. Nuk e kupton përçartjen por ddrejt Europëas nuk shkohet me endrra sikur vjen në pushtet me banda duke rrëzuar qeveri. Pushtetin dhe qeverisjen e zgjedhin qytetarët dhe jo ushtarët.
Te protestosh krahë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit në emër të popullit vërtet eshte një thirrje qesharake
Shikoni ejalimin e Mones:
“Protestat e 16 shkurtit nuk fillon dhe nuk mbaron në 16 shkurt. Janë bizneset e vogla që po mbyllen për shkak të taksave. Është protesta e naftëtarëve, e minatorëve, e mësueseve, infermierive dhe mjekësve që po largohen nga shtëpia. Është protesta e pensionisteve. 16 shkurti do jetë një datë që do mblidhemi të gjithë pa dallime politike.
Situata në të cilën gjendet Shqipëria është alarmante. 80% e popullit të Kavajës kanë njerëzit e tyre në emigrim. Pjesa më e madhe e familjeve mbahet me paratë e dëmeve emigrantë. Shqipëria hap negociatat në qershor, por të hapen këto negociata duhet të plotësohen disa reforma.Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë se problemi tek mos hapja e negociatave qëndron tek një njeri i vetëm që ka marrë peng PS dhe qeverinë.
Ky është Edi Rama. Shqipëria është një vend në mes të Evropës dhe për ta pasur Shqipërinë në brenda unionin, nuk kemi zgjedhje tjetër, por të largojmë Edi Ramën. Largimi i këtij njeriu është mision kombëtar, pasi ky njeri grabit njerëzit çdo ditë”