Për zhvillimet në Venezuelë ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka njohur Juan Guaido si President të përkohshëm të vendit, pas “rrëzimit” të udhëheqësit Nicolas Maduro.
Qendrimi i kryeministrit shqiptar eshte ne nje linje me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria njeh Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës, duke qenë kështu në një linjë me SHBA-në.
“Shqipëria njeh Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit shqiptar, uroj që Juan Guaido dhe venezuelianët e guximshëm të largojnë me sukses pushtetin e paligjshëm që e ka kthyer vendin në një ferr për popullin e vet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Protestat masive në Venezuelë të martën dhe të mërkurën bënë që Presidenti Maduro të largohej nga detyra dhe të njihte kreun e opozitës, Juan Guaido si President të përkohshëm. Ky i fundit u njoh si i tillë edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Këto zhvillime ndodhën pas protestave masive të qytetarëve kundër Presidentit Nicolas Maduro. BBC raporton se 14 persona u vranë gjatë protestave të së martës dhe së mërkurës.