osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një grua magjepëse si Xhanfisea jonë!

Një grua magjepëse si Xhanfisea jonë!

Nga: Luan Çipi

Dua ta them që në fillim: Xhanfise Keko (Çipi) ishte një grua sa e talentuar dhe e shquar në profilin e saj të specializuar, “Regjisore filmash për fëmijë”, por mbi të gjitha, një grua e zgjuar dhe e emancipuar, që e kaloi kufirin e kohës kur jetoi, me veprat që krijoi dhe me çmimet e titujt që mori. Ajo, më shumë se e çmuar dhe e vlerësuar deri nga gjykuesit në shkallë evropiane e botërore, do ngelet, nga kushdo që e ka njohur nga afër, si një “grua magjepsëse”, që “të linte pa gojë dhe të merrte vetëdijen”, me sjelljen kalorësiake, me fjalën e ëmbël shëruese dhe me buzëqeshjen dashamirëse, të pandarë nga fytyra dhe sytë e saj të bukur.

Xhanfise Keko (Çipi) u lind në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastër më 4 Janar të vitit 1929 në një familje të hershme tregtare gjirokastrite. Gjyshi i saj, Rustem Çipi i ka pasur lokalet e tregtisë në “Sheshin e Pazarit” në qendër të qytetit, ndërsa babai i saj, Zyrdi Çipi me të vëllain, Ismetin kishin dhe Hotelet e tyre në qytetin e Tepelenës dhe të Delvinës.

Xhanfisja, u rrit dhe u shkollua deri në vitet e fundit të Gjimnazin, në qytetin e lindjes në një familje të madhe me pesë motra e tre vëllezër. Në vitin 1944, të shpërngulur familjarisht në Kryeqytet vëllai dhe dy motrat e saj më të mëdha, të lidhura me Luftën Nacional Çlirimtare, që u vlerësuan dhe u punësuan, ndërsa ajo do të ndjek Gjimnazin e Tiranës dhe në mbrëmjet, pati fatin të filloj punën si bileta-shitëse, pranë Kinema “Republikës”.

Me prirje për të bukurën dhe e tërhequr nga risitë e mrekullitë e filmave interesant, që në ato vitet e para pas çlirimit vinin thuajse pa kufizim nga lindja dhe nga perëndimi, Xhanfisja 17-vjeçare, e shkathët dhe e bukur, shumë shpejt do të zbulojë kinematografinë e kohës dhe do të dashurohet tërësisht pas saj. Ishte një tjetër ogur i saj, që pas 4 vjetësh, në filmin e vitit 1950 do të punësohet në Ndërmarrjen Kinematografike të sapokrijuar dhe së bashku në një grup prej shtatë vetash, ku përfshihen Endri Keko, Petraq Lubonja, Sokrat Musha, Jani Nano, Koço Tollko, Mihal Çarka, dërgohen në B.S., ku kryen një specializim dy vjeçar për kinematografi në Moskë. Atje, po me fatin edhe më të madh, do të zgjedh edhe shokun e saj të jetës, regjisorin e njohur të filmave dokumentar, Endri Keko, me të cilin u harmonizuan si bashkëshortë dhe bashkëprofesionistë, për gjithë jetën.

Me kthimin e saj në Atdhe në vitin 1952 do të jetë një nga shtatë themeluesit e Kinematografisë Shqiptare dhe Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku ajo fillimisht e nis punën si montazhiere dhe më pas, me vullnet, dashuri e pasion, bëhet regjisore e filmave dokumentarë. Kështu filmat e saj të parë si regjisore e montazhiere do të nisin në vitin 1952 me dokumentarin “Festivali Folklorik”.

Shenjat e para të afërsisë me boten e fëmijëve, i dha pas gati 20 vjet përvoje, në vitin 1970 kur realizoi filmin dokumentar “Tingujt dhe fëmijët” për Shkollën e Muzikës në Korçe dhe në vitin 1971, kur realizoi filmin dokumentar – artistik “A, B, C…Zh” me fëmijët e një klase të parë. Në vitin 1971 nisin xhirimet e filmit “KRYENGRITJE NË PALLAT” që do t’i jepet publikut në vitin 1972. Më tej do të vazhdonin filma të tjerë si “MIMOZA LLASTICA”, “BENI ECËN VETË’’, që formon një arritje kulmore, sepse do të vlerësohet me Kupën e Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar, qysh në vitin 1976. Vazhdojnë të shfaqen dhe të kurorëzohen me vlerësime nga të gjitha anët “TOMKA DHE SHOKËT E TIJ”, “PAS GJURMËVE”, “NJË VONESË E VOGËL”, “TAULANTI KËRKON NJË MOTËR” etj. Filmat e bukur për fëmijë që do ta bënin të njohur dhe të dashur për të gjithë, regjisoren tashmë të famshme për publikun e vogël, e bënë shumë të pëlqyer e të dashur, pa përjashtim edhe për të rriturit.

Me këto filma Xhanfise Keko do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Festivale të ndryshme Ndërkombëtare ku do të vlerësohet me çmime e tituj duke qenë kështu dhe regjisorja e parë shqiptare që do të ketë vlerësime evropiane e botërore. Kështu: filmi “BENI ECËN VETË” do të marrë “Medaljen e Nderit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”, në Itali, në vitin 1978 dhe Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd, filmi “KUR PO XHIROHEJ NJË FILM” në vitin 1979 fiton Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane dhe në vitin 1983 vlerësohet me “Medaljen e Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival” në Itali.

Por edhe në Atdhe ajo do të çmohej për punë e saj të madhe në kinematografinë për fëmijë. Përveç Kupës së Festivalit për filmin “BENI ECËN VETË” do të vlerësohet në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar në vitin 1979 me “Çmimin e Tretë” për filmin “PAS GJURMËVE”si dhe me “Çmimin e Madh të Republikës” në vitin 1979.

Po në vitin 1979, Xhanfisja, do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar” ndërsa 5 vjet më vonë do t’i jepej edhe titulli i lartë “Artiste e Popullit”.

Në edicionin e parë të Giffoni film Albania, në vitin 2005, Xhanfise Keko, u zgjedh Presidente Nderi dhe ju akordua “Çmimi i Nderit” i Festivalit. Presidente Nderi ka qenë zgjedhur nga Giffoni Film Albania edhe në vitet 2006 dhe 2007.

Në vitin 2008 (pas vdekjes se saj) Giffoni film Albania, vendosi të japë një çmim nderi të emërtuar “Çmimi Xhanfise Keko” të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe janë çquar për filmin për fëmijë (i pari e mori këtë çmim Claudio Gubitosi, Presidenti i Giffoni Film Festival (Itali).
Në vitin 2008, rrugës së Porcelanit në Tiranë, iu dha emri “Xhanfise Keko”.

Është nderuar me “Çmimin e Karrierës” në Festivalet Ndërkombëtar të filmit në Zlin (Çeki), dhe në Durrës (Shqipëri ), me Çmimin e Mirënjohjes nga Festivali Ndërkombëtar i filmit DEA, në Sarandë (Shqipëri).

Në vitin 2010 ju dha titulli “Qytetare Nderi” e Gjirokastrës dhe në vitin 2014 “Qytetare Nderi” e Beratit. Në vitin 1998 është shpallur “Gruaja e vitit” nga Instituti Amerikan i Biografive (ABI).
Në vitin 2006 ka marrë çmimin “Mirënjohje” nga Kuvendi i Grave të Shquara të Kombit dhe në vitin 2007 Çmimin “Simbol i Vlerave Humane” dhënë nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve në Shqipëri

Me këtë rast ia vlen të kujtosh se fisi i madh gjirokastrit Çipi, me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës nga ka dale Artistja e Popullit Xhanfise Keko (Çipi), ka nxjerrë shumë atdhetarë dhe intelektualë të shquar, siç ka qenë Asaf Çipi, drejtori i parë i Gjimnazit të Gjirokastrës, oficerët madhor Musa Qazim Çipi dhe Muharem, Rustem e Agim Çipi (vëllezërit e Xhanfisesë), shkencëtarin e agronomisë Pëllumb Çipi, deputetin dhe mjeshtrin e madh të sportit Kreshnik Çipi, sportistët e shquar në shkallë vendi Enver, Vilson, Natasha e Geri Çipi, dhjetëra intelektual si regjisor, pedagog, mjekë, financier etj. të përhapur e të suksesshëm anë e mbanë vendit si në Vlore, Gjirokastër, Tiranë, Korçë dhe Berat e deri jashtë Atdheut. I përmenda këta njerëz të fisit, për të shpjeguar se Xhanfisja është ca edhe jona në gjen e në veprimtari dhe nuk mund të eklipsohet, qoftë edhe pse me mbiemrin e nderuar Keko, me origjinë autoktone dardhare.

E martuar me regjisorin e njohur, dardharin Endri Keko, Xhanfisja jonë e mirë, u bë nëna e dy djemve, gjithashtu të shquar, e Teodorit, shkrimtarit të njohur dhe deputetit shumë aktiv, të ndarë para kohe nga familja e tij dhe e Ilirit të ditur, regjisorit të njohur të Radio-Televizionit Shqiptar.

Xhanoja jonë e dashur përballoi vdekjen e parakohshme të burrit, por me gjithë dhimbjen e saj të madhe, ngushëllohej me djemtë e suksesshëm, nuset dhe bijtë e tyre shumë të afruar e të dashur. Po, dhimbje e padurueshme ishte vdekja e parakohshme e birit te saj, Dorit, një talent i rrallë si shkrimtar e veprimtar shoqëror, që tronditi gjithë popullin shqiptar, që e përcolli, pa dallim partiak (edhe pse në kulmin e konflikteve të acaruara partiake), si një burrë me vlera sipërore të papërsëritshme.

Ajo diti ta mbajë gjithë dhimbjen e nënës për brenda, duke mos e ndarë nga vetja kulturën, përvojën dhe zgjuarsinë, për mos të shqetësuar askënd. Kush e vizitonte dhe e ngushëllonte pas kësaj, e shihte me lotët në shami, në dukje të duruar, të qetë e optimiste dhe gojëmbël, plot mirësi e kurajë njerëzore.

Po, duket durimi kishte kufi dhe dhimbja e bluante përbrenda: Xhanfise Keko (Çipi) ndahet edhe ajo nga jeta në 22 Dhjetor 2007, për të dëshpëruar pa masë trashëgimtarët e saj, të afërtit, shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët kolege e artistë, nxënësit e saj, që i beri të pavdekshëm dhe gjithë ata që e njohën atë dhe veprën e saj të madhe./Aktoret Shqiptare