Kur zyrtarët egjiptianë hapën sarkofagun e një mumjeje 3.000 vjeçare përpara mediave ndërkombëtare në fund të nëntorit, kishte qenë tashmë një vit i madh për zbulimet lidhur me mumjet. Në gusht, analiza kimike e asaj që shkencëtarët mendonin se ishte një kufomë natyrale e mumifikuar, që datonte në vitets3700-3500 para Krishtit, zbuloi gjurmë të një lëngu balsamimi, shumë të ngjashëm me atë të përdorur nga egjiptianët në kohën e Mbretit Tut, më shumë se 1.500 vjet më vonë.
Ndërkohë në nëntor, bëri bujë lajmi se sekuencimi i avancuar i ADN-së, kishte zbuluar se mumia më e vjetër natyrore në botë, e zbuluar në një shpellë në Nevada në vitin 1940, lidhej patjetër me një fis modern amerikan. Pas një beteje të gjatë ligjore, fisi indian Fallon Paiute-Shoshone, e varrosi më në fund në një ceremoni private mumjen 10.600 vjeçare.