Opozita është lëshur në ulëritje qesharake dhe karagjoze kundër korrupsionit. Berisha e Basha në njërën anë, Monika në anën tjetër. Të gjithë këta patën një mundësi të artë për të shtuar një fije besim, por e dogjën. Dhe në këtë pikë ata e humbën. Ata patën frikë të djegin mandatet, pagat, dietat dhe celularët që u siguron karrigia e tyre në Kuvend.
Tani a ka shqiptar ta marrë seriozisht Monikën dhe Berishën me këtë parodi ku i konsideron qytetarët tufë delesh?!
Më shumë se 1001 arsyet për të protestuar kundër Edi Ramës, i gjithë ky mllef të bën të kuptosh se diçka e madhe, shqetësuese dhe e rrezikshme kërkon të luhet sërish në kurriz të qytetarëve.
Ndaj edhe Monika-Meta dhe Berisha nuk kanë hall që ky vend të bëhet më mirë, ata kërkojnë destabilizim. A ka mundësi që të destabilizohet Shqipëria si pasoje e një “revolte” që po duan të bëjnë të korruptuarit që janë të kërcënuar nga Reforma në Drejtësi? Kjo është dëshirë e dëshpëruar, që ka hyrë në një rrugë pa krye, që filli do i gjindet vetëm me ndëshkim.
“Kafsha është e rrezikshme kur është e uritur, njeriu kur është i ngopur”, thotë Alia Izetbegovic, ndaj janë të pranueshme ulërimat.