Ministri i shkarkuar Ditmir Bushati i ka dorëzuar gjatë ditës së sotme detyrën kryeministrit Edi Rama, i cili mban tashmë postin e ministrit të Jashtëm.
Ish-ministri pas fjalës së lamtumirës ditën e sotme pak minuta më parë ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet duke shkuar drejt familjes për t’i përqafuar.
‘Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij, më pati thënë ish kolegu im i çmuar dhe Presidenti aktual i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier në një rrëfim personal. Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t’i falënderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone’, shkruan Bushati.