osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zemërimi i “doktorreshë” Monit/ Ofendon kamzalinjtë dhe bën si e irrituar me Ramën: “S’keni doktoratura si puna ime, por jeni mendjendritur!”

Zemërimi i “doktorreshë” Monit/ Ofendon kamzalinjtë dhe bën si e irrituar me Ramën: “S’keni doktoratura si puna ime, por jeni mendjendritur!”

“Bashkia e Kamzës, është një bashki që qeveria e shikon si periferi, 99% e banorëve të Kamzës kanë ardhur kryesisht nga veriu, si Kuksi dhe Dibra nga jam unë, por të gjithë janë njerëz punëtorë. Dhe në fakt gjithmonë janë parë si njerëz që janë kalimtarë, nuk i kanë parë asnjëherë me syrin që janë qytetarë. Ndoshta qytetarët e Kamzës mund të mos kenë diploma të mëdha apo doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe dhe mendje të ndritur.

Ndaj le të fillojë organizimi i LSI për protestën e 16 shkurtit nga kjo bashki, që ka pasur në zemër të saj revoltën ndaj çdo padrejtësie. Të përmbysim këtë regjim që grabit çdo ditë e më shumë shqiptarët. Kemi nevojë një orë e më shumë të rrëzojmë këtë sistem që dhunon të varfërit për të pasuruar të pasurit. Të ngrihemi të gjithë kundër këtij sistemi të kalbur. Ky sistem ka vetëm një emër, dhe emri është i Edi Ramës që ka marrë peng PS-në, qeverinë, parlamentin shqiptar. Vetëm të bashkuar ne mund t’i bëjmë ballë këtij.”

Monika Kryemadhi vijon të bërtasë, që populli të shembet në rrugë kundër Edi Ramës. Aksioni i opozitës “shitet” sikur nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë dhe do të ecë përpara në të gjithë hapat e tij dhe në axhendën e përcaktuar. Por në foton e mëposhtme shihet me fakte se si po organizohen dhe mobilizohen opozitarët për të rrëzuar Ramën.

“Për koordinim dhe përgatitje të protestës mbarëpopullore për largimin e Sulltanatit Edvinian”, me këtë moto shoqërohet fotoja, ku shihen të mbledhur rreth një tryeze eksponentë të PD –së, duke ngrënë e duke pirë. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, Enno Bozdo që u zgjodh anëtar kryesie, Arben Ristani i cili u zgjodh Kryetar i Komisionit të Apelimit, Ivi Kaso që u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Bardh Kadilli, që u zgjodh anëtar kryesie. Në këtë mënyrë pretendojnë se do të fitojnë dhe do të largojnë Edi Ramën nga pushteti.

Mirë protesta, po kush beson zemërimin e tyre grotesk. Monika, Luli dhe Saliu, nëse do t’i kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do t’a kërkonin zgjidhjen me sharje dhe bërtitje për rrëzimin e Ramës. Zgjidhja e tyre e vetme do të ishte beteja me tërë sistemin, që do të thotë edhe vetësakrifikim dhe zhdukje nga politika.