Fatos Lubonja ka treguar për shqiptarët “sekretin” për të larguar kryeministrin Edi Rama nga qeverisja. Analisti tha në rubrikën “Opinion” në News 24 se qeveria nuk mund të rrëzohet duke dalë në shesh vetëm me thirrjet që bën opozita, por sipas tij, duhen protesta të vazhdueshme popullore. Lubonja rekomandon daljen nga parlamenti pasi beson tek revolucioni.
“Ka një problem lidhur me opozitën, sepse ka një pritshmëri në shumë njerëz. Opozita ka problemet e së kaluarës, unë kam edhe një gjë për të gjithë ata që e vënë theksin tek ajo kur thonë: Nuk kemi opozitë, prandaj bën Rama kështu.
Ne duhet të dimë se kush është prioriteti: Putinizmi apo Erdoganizmi në rritje i Ramës. Thirja e opozitës për protestë, është një thirrje për qytetarët.
Nuk është thirrja e parë. Siç e dimë, thirrje të tilla kanë mbledhur një numër njerëzish, por normalisht që të rrëzosh një qeveri si kjo duhet një protestë popullore e vazhdueshme, jo kur i mbledh opozita njerëzit me autobusë.
Ka patur protesta popullore, por opozita i ka përdorur. Përgjegjësitë dhe fajet i ka ndërtuar ky sistem, sigurisht e kaluara e opozitës ndikon. Në një vend normal nuk rrëzohet me protesta kështu, por mjafton që të veprojë drejtësia. Unë jam pro protestës, por mund ti kërkojë opozitës që të rrisë pritshmëritë.
Opozita duke dalë nga Parlamenti, siç thotë Bushati, mund të lind një revolucion, por kjo është hamendje. Unë nuk mund të bëj dot optimizmin sy-verbër, padyshim duhet kurajo. Mbetet ose një durim i gjatë, ose një rezistencë, por unë nuk jam shumë i sigurte që duke dalë në çetë në mal, nuk mund të ndryshojë situatën.
Dixhitura e saj është mbreti lakuriq, megjithëse se mbreti është lakuriq këta ndërkombëtarët nuk e shohin. Mbreti lakuriq ka ndodhur edhe në ’97. Këta punojnë vetëm për t’i korruptuar, si të blejnë intelektualët, pa menduar se çfarë do të sjellë i gjithë ky korrupsion i mbjellë“, tha Lubonja.