Në shunmë portale dhe media të shkruara dhe audovizive pas trasmetimit nga “Fiks Fare” ankesa e një qytetari për arrogancën e drejtuesit të hipotekës së Durrësit dhe talljen me qytetarët, deri dhe sfidim ndaj pushtetit që e ka vendosur aty, asksh nuk i’a di emrin drejtorit që Edi Rama e quan “Halabak”. Aq shumë paguan halabaku, sa edhe mediat nuk i’a përmendin emrin. Madje edhe Ministrja E Drejtësisë nuk i’a përmend emrin apo nuk e njeh “halabakun”.
Por kush është drejtori i shkarkuar mesditën e sotme?
Ardjan Iljazaj quhet drejtori që u emëruar në janar të vitit 2018-ë, emri i të cilit u publikua në listën e kandidatëve të shpallur fitues nga konkursi i hapur për pozicionin e regjistruesit pranë ZVRPP-ve në mbarë vendin.
Para se të emërohej në krye të Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj mbante detyrën e shefit të zyrës juridike në ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime sh.a Durrës, prej më shumë se 4 vitesh.