Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me b.urg në mungesë për shtetasin Adviol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.
Kjo kompani është përfshirë në skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë euro, përmes dokumenteve të falsifikuara, tek Unaza e Re dhe për linjën e OST, Burrel-Peshkopi.
Avdiol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit, pasi DH Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 milionë euro, tender që u anulua më pas.
Në sistemin TIMS, Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.