si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) duke arritur edhe në postin e zv/Drejtorit të Degës së Artit Dramatik. Në vitin 1991 largohet nga atdheu. Aktualisht banon në Bassano del Grappa (Itali).
Ka interpretuar shumë role si në teatër ashtu edhe në filma. Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë roli i partizanit në filmin “Dollia e dasmës sime” në vitin 1978. Më tej do të vazhdonin role të tjerë si psh. roli i Baliut në filmin “Nusja” në vitin 1980, roli i Kreshnikut në filmin “Vendimi” në vitin 1984, roli i Brenkës në filmin “Muri i gjallë” në vitin 1980.
Në vitin 2002 realizon në Itali si regjisor dhe aktor filmin “Letra ere/Lettere al vento” i cili u mirëprit nga kritika dhe artëdashësit. Gjithashtu angazhohet edhe në role dytësore në kinemanë italiane dhe në serialin televiziv italian “Un posto al sole”. Për rolin e tij në filmin me metrazh të shkurtër “Luleborë” Edmond Budina është vlerësuar me Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mesdhetar të Filmit me metrazh të shkurtër në Marok.
Filmografia
Aktrim
Tickets, (2005) si babai
Lettere al vento, (2003) si Niko
Muri i gjallë, (1989)
Vendimi, (1984) si Kreshniku
Koha nuk pret, (1984) – flm televiziv
Nusja, (1980)
Regji
Lettere al vento (2003)
Ballkan Bazar (2011)