osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vaso Pasha: Shqyptarë me vëllezër jeni tuj u v.ra, ndër një qind çeta jeni shpërnda!

Vaso Pasha: Shqyptarë me vëllezër jeni tuj u v.ra, ndër një qind çeta jeni shpërnda!

Poezia e Vaso Pashë Shkodranit: “O moj Shqypni e mjera Shqypni” me të drejtë është vlerësuar si Manifest ideor i programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Thirrja, që rilindësi i mirënjohur iu drejtonte shqiptarëve për bashkim, unitet dhe rizgjim kombëtar, ka mbetur thirrje programatike që i ka shërbyer dhe iu shërben kurdoherë shqiptarëve liridashës, krejt derisa shqiptarët të bashkohen natyrshëm në një shtet, ashtu sikur të gjitha kombet e Ballkanit, Evropës e të botës.

Përpjekjet e qarqeve të caktuara politike e fetare për ta diskredituar Vaso Pashën, për shkak të dy vargjeve të poezisë së tij, “E mos shikoni, Kisha, xhamia se feja shqiptarit është shqiptaria”, përpjekjet për ta devalvuar konceptin fetar unifikues të shqiptarëve, bëhen me qëllime të caktuara për ta zhvlerësuar traditën, për ta goditur programin kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe programin e unifikimit dhe bashkimit të kombit shqiptar.

Kjo goditje, duke manipuluar me dy vargje të shkëputura nga tërësia e poezisë është sa tinëzare, po aq është edhe naive, sa e pa qëndrueshme po aq është edhe hipokrite.

Prej kohës kur është shkruar dhe është publikuar, kjo poezi është i vetmi krijim letrar, historik, influencues dhe rregullator i vetëdijes kombëtare, që ka përcjellë mesazhe në çdo kohë, në çdo vit, prej kur është botuar e shpërndarë në të gjitha viset e Shqipërisë së katër Vilajeteve të atëhershme e deri në ditën e sotme. Është manifest kombëtar, i cili nuk është vjetruar në asnjë varg, është “shkrim i shenjt shqiptar” që bën thirrje për një shqiptari unike, për një shtet dhe një komb të vetëm shqiptar, që mund të mbijetojë vetëm duke anashkaluar, jo fetë, por dallimet fetare, krahinore, bajraktare e ideologjike.

Shqipëria e sotme 134 vjet pas botimit të kësaj poezie është e katandisur si mos më keq. Shqiptarët sot janë po ashtu, të përçarë, të ndarë, të varfër dhe të mbetur nën robërinë e të huajve, të ndarë në gjashtë shtete dhe të katandisur nëpër botë.

Pikërisht sikur kishte shkruar Vaso Pasha në vitin 1880.

Po sot Shqypni më thuej si je

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

Dhe ndaluni e mendoni esëll si është Shqipëria sot, dikur Shqipëria e katër vilajeteve? Ajo është e nakatosur në veri e në verilindje, në Iliridë, e në Kosovë, në jug e nakatosur nga grekët, e qeverisur fetarisht nga priftë e patriarkë të huaj, e qeverisur nga klanet mafioze, të majta e të djathta, një vend i padëshiruar nga shumë shqiptarë, një vend nga ku ikja nga Atdheu konsiderohet fat jetësor.

Dhe si gjallon kjo pjesa tjetër, ende e pabërë e Shqipërisë. Si gjallon Kosova sot? Kjo është edhe më zi sesa ka qenë dikur moti, meqë bijtë e saj “trima” kanë nënshkruar ndërrimin e identitetit, kanë ndërruar himn e flamur, kanë pranuar një identitet të huaj dhe të panatyrshëm, duke pretenduar të ruajnë në të njëjtën kohë dy identitete, kosovar dhe shqiptar, duke shpallur një pavarësi të cunguar, një pavarësi, e cila po luhatet me fajin e bijve shkapërdarë të saj.

Pjesa tjetër e Shqipërisë në trojet e Iliridës së dikurshme po zihet në kazanin e madh ndeshtrashave sllave, duke qenë e mohuar dhe e anashkaluar në shtetin, të cilin një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të atjeshëm e konsiderojnë të vetin, edhe pse e dinë se ajo nuk është nëna, por njerka shtrigë dhe e ligë.

Në pjesën tjetër, në Verilindje të Kosovës, shqiptarëve po iu rrëshqet nën këmbë toka stërgjyshore e Atdheut, sepse Kosova as Shqipëria nuk po i dalin dot në ndihmë. Pjesa tjetër në Mal të Zi tashmë gati është pastruar etnikisht. Çamëria ka mbetur emër i historisë së humbur e të tretur.

Dhe prandaj tingëllojnë fuqishëm vargjet:

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

Kush të ka qitë me krye në hi?

Dhe, mjerisht e fatkeqësisht janë edhe shumë “bij të Shqipes” që iu kanë vërsulur mbi trup “Nënës Shqipëri” dhe po e thithin e po e vjelin, po ia ndajnë, po ia shkulin dhe po ia shesin gjymtyrët, pa asnjë mëshirë, sikur të ishte një rrobe e vjetur dhe e grisur. Tokat shqiptare po i blejnë me pak lekë, serbët, grekët, malazezët, turqit, italianët e kush jo. Po i blejnë, sepse bijtë shkapërdarë e kanë pushtuar Shqipërinë dhe po ia japin munxët nga do ku mundin, nga do iu jepet rasti.

Andaj edhe po keqinterpretohen mizorisht vargjet:

E mos shikoni Kisha Xhamija,

Feja shqiptarët është Shqiptaria!

Këto dy vargje, ku është mbrujtur tërë filozofia e çështjes së pazgjidhur shqiptare kanë një porosi të qartë, në kohë dhe në hapësirë në sinkroninë dhe në diakroninë e shqiptarisë, sepse nuk janë vargje ateiste, sikur interpretohen nga klerikët bukëshkalë të Shqipërisë, por janë vargje me porosi të thellë të unifikimit kombëtar.

Vaso Pasha nuk thoshte mos shkoni në kisha e në xhamia, nuk thoshte mos i shikoni me sy ato, nuk thoshte mos ndërtoni kisha e xhamia dhe mos u falni në to, sepse ai vetë ishte fetar, ashtu sikur kanë qenë dhe janë shumica dërrmuese shqiptare, por kërkonte që kombi, gjuha, atdheu të mos mbeteshin peng nga përçarjet fetare, sepse shqiptarëve kurrë nuk u është mohuar as po u mohohet feja, por u mohohej kombësia, madje atë kombësi nuk e njihte as Perandoria Osmane.

Ndryshe i interpretojnë këto vargje letërnxirësit e historisë së sotme shqiptare, edhe pse Vaso Pasha në mënyrë të qartë e të drejtpërdrejtë bënte thirrje të mos lejohej përçarja kombëtare mbi baza fetare, mbi baza krahinore e gjuhësore, sepse ideali për ta bërë Shqipërinë, një e të pandarë nënkuptonte, që shqiptarët të mos rrahin gjoks se janë turq, latinë, shkije, grekë e dreq me brirë, por mbi të gjitha të identifikoheshin si shqiptarë, si vëllezër nga gjuha, gjaku, traditat, doket, historia, vendi, Atdheu.

Manifesti i Shqiptarisë, i menduar dhe i shkruar nga Vaso Pasha është një manifest që i ka qëndruar të gjitha viteve deri në ditë tona. Është një manifest, nga i cili nuk mund të thuhet se është vjetruar, qoftë edhe vetëm një fjali, apo një fjalë e vetme. Sepse, po të shprehemi realisht, ashtu sikur realisht ka gjykuar Vaso Pasha, Shqipëria ende është me krye në hi, edhe pse ka një Qeveri e një shtet gjysmak në Tiranë, ajo Qeveri dhe ai shtet i bie në gjunjë dhe i përkulet në tokë Evropës dhe shteteve të fuqishme të botës. Shqipëria jashtë kufijve administrativë është me krye në hi, e mbetur peng nga Brukseli, Beogradi, Shkupi, Podgorica e Athina.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

E s’të ka mbetun as emen as besë;

Vet e ke prishun për faqe t’zezë.

Dhe cilat janë ndryshimet sot?

Natyrisht se ka ndryshime. Shqiptarët janë më të arsimuar se në kohën e Vaso Pashës, por janë më pak shqiptarë në kuptimin idealist të fjalës. Dikur ishin trima si petrita në beteja për ta luftuar pushtuesin, sot janë trima për t ia nxjerrë sytë njëri tjetrit, për ta sharë e fyer njëri tjetrin, për ta lavdëruar armikun serb, që nuk iu ka rjepur lëkurën 2 milionë shqiptarëve, sepse fetarisht identifikohen me islamin, nga ana tjetër për t’ i nënçmuar katolikët e të krishterët, sepse sipas disa të tjerëve ata na qenkan minoritete fetare, apo sepse Serbia nuk e paska hallin e shqiptarëve myslimanë por të katolikëve, të cilët po i urryeka më shumë se shqiptarët me fe islame, sikur thonë një i vetëquajtur analist, i cili nuk merr guximin të analizojë përse Vatikani, që qenka aq armik i Serbisë, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe i vajton kishat serbe, të mbetura në Kosovës më shumë sesa i vajtojnë popat e popadicat e Serbisë

Andaj Vaso Pasha edhe sot me plot gojën dhe burrërisht thotë: Mos shikoni kisha xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria. Askund dhe asnjëherë nuk ka thënë mos shkoni në kisha e në xhamia. Dhe këtu është esenca e filozofisë kombëtare dhe mesazhi universal shqiptar, një mesazh idealist, që u rri te koka si shpatë e Damakleut të gjithë atyre shqiptarëve, që iu ka bërë gjaku ujë, që për sa pare që i fitojnë shesin atdheun të të parëve, tregtojnë me gjithçka që është e shenjtë, sepse është e shenjtë dhe e veçantë përkatësia kombëtare për të gjitha kombet e qytetëruara të botës. Iluministi dhe Rilindasi i shquar Vaso Pasha, e dinte mjaft mirë se shqiptaria nuk është fe, por është më shumë se fe në kuptimin e unitetit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Sepse në këtë aspekt është mbi cilëndo fe, ashtu sikur është për të gjitha kombet e qytetëruara të botës.

“O moj Shqypni…e Vaso Pashës” është historia realiste e Shqipërisë dje dhe sot, është mesazhi i qartë për Shqipëri të plotë, në kufijtë etnikë dhe shqiptari në kuptimin idealit të fjalës, sepse pa unifikimin e faktorit shqiptar, pa bashkimin e trojeve shqiptare, nuk jemi as mund të bëhemi faktor shqiptar në Ballkan, as në Evropë.

Nuk na duhet kurrfarë integrimi në Evropë, derisa kjo Evropa, gjithnjë njerkë nuk e pranon në asnjë mënyrë Shqipërinë e tërë, por i pranon vetëm gjymtyrët e saj, të ndara e të përçara.

Gënjejnë dhe janë mashtrues, hileqarë e hipokritë të gjithë ata politikanë shqiptarë që mundohen të na qesin hi syve, që thonë se Parajsa e kësaj bote qenka integrimi në BE. Gënjejnë në pikë të ditës, sepse nuk ka shqiptar normal, që ka mendje në kokë dhe që nuk e di se Shqipëria është pjesë e kontinentit të Evropës, se ka kulturë e traditë të mirëfilltë evropiane. Nuk ka shqiptarë, mendërisht normal, qoftë edhe i paarsimuar që nuk e di se Konferenca e Londrës e vitit 1913 e ka ndarë përgjysmë Shqipërinë, se Evropa e asaj kohe, baballarët dhe gjyshërit e pjesëtarëve të EULEX-it të sotëm, ia kanë bërë tapi të përjetshme tokat shqiptare: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, asaj pjese që quhet Maqedoni. Po ka shqiptarë syleshë dhe fantastë, ka pacifistë ende të përgjumur, që logjikojnë dhe deklarojnë se EULEX-ka ardhur për t’ ia ndreqë gabimet Evropës së dikurshme.

A thua a nuk e dinë këtë histori dhe nuk e kanë lexuar këtë vjershë të Vaso Pashës: Sali Berisha, Edvin Rama, a thua nuk e dinë: Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, e të tjerë, të cilët na porosisin që të heqim dorë nga folklorizmi dhe romantizmi kombëtar, ekstremist, i Vaso Pashës Shkodranit.

Është e natyrshme se këta emrat e kryeparëve tanë e gjejnë veten në vargjet e Vaso Pashë Shkodranit, ashtu sikur është e natyrshme se postet e tyre në kreun e shtetit dhe të pushtetit nuk i kanë marrë për ta bashkuar Shqipërinë, por për ta zhvatur dhe për ta shfrytëzuar atë deri në palcë, duke ngritur pallate për veten, fëmijët, nipat e pasardhësit, të afërmit dhe sivëllamët e tyre, duke blerë kompanitë më të kushtueshme, duke krijuar kohortat e task forcat të dreqit, duke kthyer në prokurori kriminelët dhe gjyqtarët proserbë, që kanë dënuar mijëra shqiptarë, duke bashkëpunuar me dreqin e të birin, vetëm për të mbrojtur interesat e për të shumëzuar sa më shumë që të jetë e mundur përfitimet e tyre, dhe duke mos e lejuar Shqipërinë të ngrihet nga hiri ku e kanë katandisur dikur të huajt edhe bijtë e saj shkapërdarë.

Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;

Ca thone kam fè ca thonë kam din;

Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”

Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,

Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

Andaj Vaso Pasha, Asdreni, Fan Noli Migjeni e shumë shkrimtarë atdhetarë nuk po mësohen më në shkollat tona, sepse porositë e tyre qenkan helmuese për fqinjët, qenkan porosi “nacionaliste”, në kohën kur nuk konsiderohen nacionaliste porositë nacionaliste dhe pretendimet e Serbisë për ta kthyer dominim në Kosovë, apo në kohën kur Greqia injoron çështjen çame, dhe në anën tjetër kërkon e merr me pahir edhe një pjesë të bregdetit të Shqipërisë.

O moj shqypni e mjera Shqypni

Bijtë e tu, ende po të mbajnë me krye në hi.

Vetëm këtë varg do ta shtonte këtij manifesti universal të shqiptarëve Vaso Pashë Shkodrani, po të ishte gjallë.

Ahmet Qeriqi

Shkurt 2014

Vaso Pasha 1825-1892

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush të ka qitë me krye n’hi?

Ti ke pas qenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pase shumë t’mira e begati,

Me varza t’bukura e me djelm t’ri,

Gja e vend shumë, ara e bashtina,

Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti

Ke qenë për luftë e n’luftë ka dekun

E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.

Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,

I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;

Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,

Me faqe t’bardhë gjithmonë asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

E s’të ka mbetun as em’n as besë;

Vet e ke prishun për faqe t’zezë!

Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Sa thonë kam fe sa thonë kam din;

Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”

Do thonë: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,

Por jemi vllazen t’gjith more t’mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,

Me ju turpnue me grue e motër,

E për sa pare qi do t’fitoni,

Besën e t’parëve t’gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t’huej,

Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndër leqe!

Qani ju trima bashkë me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!

E s’i ka mbetun as bukë as mish,

As zjarm në votër, as dritë, as pishë;

As gjak në faqe, as nder ndër shokë,

Por asht rrëzue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M’ata sy t’bukur q’dini me qa,

Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,

Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;

Ka mbet e vejë si grue pa burrë,

Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë

Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?

Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,

Qi njeri i huej ta shklasë me kam?

Nuk, nuk! Këtë marre askush s’e do

Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!

Para se t’hupet kështu Shqypnia,

Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,

Gjithkund l’shon dielli vap’ë dhe rreze,

Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë

Kush mos na e preki, se desim t’tanë

Të desim si burrat që vdiqën motit

Edhe mos marrohna përpara Zotit.

Burimi: RADIOKOSOVAELIRE.COM