Avokati i stomatologes Olesia Dukës, Arben Llangozi ka bërë një deklaratë të ashpër mbrëmjen e sotme, ku ka hedhur akuza të forta kundër prokurorisë.
Llangozi ka lajmëruar publikimin e videove të reja ku përfshihen në korrupsion dhe gjykatat. Më tej ai shkruan se atij mund ti heqin dhe licencën, por ai do flas sërish dhe do ngre zërin për korrupsionin që po bëhet.
Deklarata e avokatit
Gjykata intimidim kundër meje ndërsa prokuroria nxjerr sekret me të vetmin qëllim mbrojtjen e krimit
Çudi, njëherë që dikush ngre zërin kundër një padrejtësie, kur një avokat reagon në mbrojtje të klientes së tij gjithmonë bëjnë ankim. Gjyqtarë të korruptuar me plotë fjalën, presion i hapur kundër meje, por s’keni parë gjë akoma, edhe nëse mua me heqin licencën, kam një perandori që e kam krijuar kundër kësaj gjykate dhe mbi të gjitha kundër gjyqtarëve konkret të cilët shkelin ligjin me dy këmbë, si gjyqtarja të Eda Kaja e cila ka marr një masë që vetë ju e keni parë dhe që ka sekuestruar pronat që ju vet e keni parë se s’ka asnjë vërtetim pronësie.
I kujtoj gjykatës që bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale se ka detyrim ligjor të bëj kallëzim për 10.000.000 euro që ka në dosje dhe me çudia gjykata s’kishte arsyetuar akoma vendimin e arrestimit: pra gjyqtarja s’dinte akoma për çfarë ka arrestuar klienten time dhe do ka deklaruar e filmuar se do flasin ndryshe me mua, se kam problem për licencën time pasi kam një super fuqi në Jurisprudencë, ky mision vazhdon edhe pa mua me fort ju garantoj.
Në lidhje me artikullin e sotëm të nxjerr në disa media marrë në dosje të prokurorisë bëj me dije se prokuroria ose OPGJ kanë nxjerr sekret hetimor dhe me njëherë duhet të fillojnë hetimet se kush e ka nxjerr këtë sekret hetimor. Po kuptohet qartë janë ata që flet e gjithë bota flet ambasador etj, ato që janë palë me krimin OPGJ të cilët janë të një anshëm dhe shiten për dy lek shesin shtetin hiqeni licencën time por askush nuk ju largon nga përgjegjësia penale s’keni parë gjë akoma në ditët në vijim edhe ndoshta pa licence por të drejtën e fjalës së lirë do ta kem do publikoj video të cilat vërtetojnë krimin e organizuar me në krye gjykatat.