Është shoqëruar me debate emisioni i sotëm ‘Dritare me Rudinën’ në News24. Gazetarja Anila Basha ka thënë se nuk ka procesverbal për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së PD dhe ka pasur manipulim, por sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata e ka kundërshtuar duke i sugjeruar të lexojë.
Debati:
Gjata: Zoti Rama u bë edhe ministër i jashtëm. Të gjithë merren me PD, sepse qeveria nuk përbën më lajm. Flitet për PD në të gjitha televizionet, kjo përbën lajm. Zullumi i qeverisë nuk përben më lajm.
Basha: Mos u merr me gazetarët.
Gjata: Po bëjmë sherr si nusja me vjehrrën.
Basha: Je në rregull apo jo? Mësohuni të flisni. Unë po të them edhe njëherë. Kërkojë zyrtarisht proces verbalin.
Gjata: Nuk po bën gazetari, po bën sherr.
Basha: Nxirrni proces verbalin. Duhet të vijnë elitat e votuara.
Gjata: Shko lexo se nuk di gjë.
Basha: Merru me çështjet e tua se je sekretar për çështjet ligjore. Ka akuza për manipulim të procesit. Mos më trego ankimimin pas 5 ditësh.
Gjata: U bone ti…
Basha: Partia nuk është e jotja, por e atyre që e votojnë. Edhe unë jam pjesë e saj.
Kadilli: Nuk ka asnjë dekalrim për manipulim nga individët në garë.
Basha: Kur unë nuk i kam provat unë kam të drejtë të dyshoj.
Kadilli: Ti po hedh baltë. Më gjej një person që ankohet.