osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

9 vite nga zhdukja e Bleona Matës, nëna përballet me dajën e të “dyshuarit”: Mbesa jote e bëri kurthin

9 vite nga zhdukja e Bleona Matës, nëna përballet me dajën e të “dyshuarit”: Mbesa jote e bëri kurthin

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë në media me kërkesën e vazhdueshme të nënës për të mësuar mbi fatin e 7-vjeçares asokohe. Bleona sot është 15 vjeçe. Kjo histori u rikthye në vëmendje të oponinit publik me kërkesën e nënës, Bukurie Mata e cila edhe në fund të botës është gati të shkojë në gjurmët e vajzës së saj. Arsyeja e ardhjes në studion e “Pa gjurmë” lidhet me sinjalizimet e vazhdueshme që nëna e Bleonës ka marrë që lidhet me vendndodhjen e mundshme të vajzës, sot një adoleshente.

Katër vite më parë kur nëna e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit, Bukuria e riktheu për të disatën herë çështjen e zhdukjes së Bleonës, asokohe vetëm 7 vjeçe, në ekranin e Report Tv pati deklaruar se lidhje me zhdukjen kishte Begzim Isa. Ky apel erdhi kur Prokuroria e Krimeve të Rënda, në vitin 2014 e përjashtoi Begzim Isën nga rrëmbimi dhe zhdukja e Bleonës, duke e akuzuar atë vetëm për veprën penale të rrëmbimit.

Begzim Isa u arrestua në vitin 2013 nga Policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8 vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit, ndërsa ende edhe pas kaq vitesh për Bleonën nuk ka asnjë gjurmë. Afërsia dhe të qenit nga e njëjta zonë ku ka humbur Bleona, bënë që policia të dyshojë për përfshirjen e Begzim Isës në zhdukjen e Bleonës, por kjo akuzë nuk u arrit të provohej. Begzim Isa, banor i fshatit Orgjost, u arrestua pasi akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti në banesë 24 orë një fëmijë të mitur me iniciale A.F. për qëllime trafikimi. Familjarët e Begzim Isës, i cili akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve, protestuan në vitin 2013 para gjykatës, informuan asokohe mediat kosovare, duke thënë se e gjitha kjo ishte një inskenim i policisë së Kukësit. Begzim Isa dyshohet se bën pjesë në një bandë të trafikimit të fëmijëve. Nëna e Begzimit, Shpresa Isa, u shpreh se djali i saj ishte në gjumë kur policia e pati arrestuar. Nëna e Begzimit, thekson se djali i saj dhe 8-vjeçari patën një zënkë të vogël, por hedh poshtë pretendimet se i biri të kishte lidhje me rrëmbimin dhe se e kishte mbajtur në banesë fëmijën. Familjarët vijojnë të hedhin poshtë çdo akuzë ndërsa në studion e emisionin ’’Pa gjurmë’’, nëna e Bleona Matës vë gishtin si shkaktar të rrëmbimit të vajzës së saj vetë Begzim Isën dhe hallën e të miturës Qamile Mata.

Begzim Isa gjate arrestimit

Sot në studion e “Pa Gjurmë” përballen në studio, Bukurie Mata dhe dajës së të akuzuarit. Daja i Begzim Isës, Diliman Hoxha. Hoxha ka thënë në studio se nipi i tij nuk ka lidhje me zhdukjen e Bleona Matës. Ndërsa Bukurie Mata ka thënë se në këtë zhdukje ka lidhje Qamile Mata dhe se ajo ka bërë kurthin.

Debati në studio

Diliman Hoxha: Nipi im nuk ka gisht në zhdukjen e vogëlushes Mata. Ai ka qenë nxënës shumë i mirë. Ka dy muaj i liruar, tani është në gjendje kome. Është rob punëtor.

Bukurie Mata: Le të jetë djalë i mirë, s’më intereson.

Diliman Hoxha: Lexoje përse është arrestuar. Është teatër. Janë amatorë dhe nuk di më çfarë të them. U arrestua për trafik mjetesh motorrike, jo për trafik fëmijësh. Unë e vuaj këtë dramë. Jam baba i një fëmije. Ka shkuar lajmi deri në Amerikë. Nipin e kam flori. Vajza juaj do gjendet shumë shpejt. E drejta del.

Bukurie Mata: Qamilja e Bastrisë. Qamile Mata është mbesë. Ajo e bëri të gjithë këtë kurth. Ajo akuzohet nga shumë të tjerë. Ka lloj lloj budallenjsh pra. S’do lë gur pa lëvizur për Bleonën. Kam 9 vite pa parë vajzën. Nipi juaj di diçka. Qamilja e akuzon se ka marrë para.