Ujëvara e Niagarës në këtë stinë të vitit është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli. Një spektakël unik në botë i shkaktuar nga vala e madhe e të ftohtit që ka përfshirë këto ditë brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, turistët, fotografët e apasionuar dhe kureshtarët e shumtë kanë shfrytëzuar rastin për të fiksuar këtë fenomen dhe për të postuar foto dhe video në rrjetet sociale.
Pamjet spektakolare mes akullit dhe dëborës të krijojnë idenë e pejsazheve Frozen, filmi i famshëm me kartona Disney.
class=”new-tags-wrapper”>Etiketa: