Ish-kryeparlamentaja Jozefina Topalli ka komentuar thirrjen e kreut të PD –së, Lulzim Basha për të protestuar ndaj qeverisë.Sipas saj, gjithçka është farsë dhe gënjeshtër e Lulzim Bashës. Ndaj dhe thirrjen e protestave e sheh në funksion të interesit personal të tij.
“Prej 5 vitesh e kam dëgjuar mbi 590 herë këtë thirrjen se sot do fillojmë betejën frontale për rrëzimin e supertrafikantit Edi Rama. Është farsë, është gënjeshtër dhe ky është identiteti i Lulzim Bashës. Është gënjeshtar. Kishte 6 vite kohë për të bërë protesta dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së shqiptarëve. Nuk e bëri asnjëherë se i shërbeu xhepit të kunatit dhe familjes së tij, duke u bërë si një argat i Edi Ramës”- ka thënë Topalli në një intervistë për Tv Klan.