Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare në Shkodër.Ngjarja ka ndodhur në klasën e tetë të shkollës ‘Ndre Mjeda’.
Gjatë kohës që fëmijët kanë qenë duke zhvilluar mësimin një bombol gazi për ngrohje ka shpërthyer.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të profesorit Luan Piraniqi, i cili vuri jetën e tij në rrezik, ka mundur të shuajë zjarrin.
Prindërit e nxënësve të revoltuar kanë shpërhtyer në rrjetet sociale kundër kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, të cilën e akuzojnë për pakujdesi dhe për papërgjegjshmëri.
‘Duhet falenderu profesori i nderum qe vuri jeten e tij ne rrezik per te shuar zjarrin. Ne kete klase aderon edhe nje femije i imi( vajza ) . Ato femi i ka rujt i madhi zot.Nuk di ca me than ma teper , por te gjithe ne e dime ca do te thote shperthimi i nje bombole gazi’, shkruan njëri prej prindërve.