osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

8 vite nga “21 Janari”, zbardhet rruga për të nxjerrë para drejtësisë autorët e vërtetë

8 vite nga “21 Janari”, zbardhet rruga për të nxjerrë para drejtësisë autorët e vërtetë

Shpresat për të zbardhur ngjarjen e “21 Janarit” nuk janë shuar ende. Ngritja e SPAK dhe e Byrosë së Hetimit mund të ndryshojë gjërat. Por si mund të rihapet dosja e SPAK? Si mund të ndëshkohen drejtuesit politikë të asaj kohe?

Gazeta “Sot” ka folur me juristin Saimir Vishaj, i cili ka treguar rrugën që mund të ndiqet për të shkuar te zbardhja e plotë e ngjarjes së 21 janarit dhe ndëshkimin e autorëve të vërtetë. Sipas avokatit, dosja që është gjykuar nuk mund të rihapet, por kjo nuk e ndalon Prokurorinë të hapë një proces të ri.

Ajo që e mundëson këtë është se për dy prej viktimave nuk ka pasur autorë dhe dosja nuk ka shkuar në gjykatë. Sipas tij, vetë familjarët mund të bëjnë padi në prokurori dhe së dyti prokuroria mund të nisë hetimet për 2 vrasjet e pazbardhura.

”Për pjesën që është gjykuar, nuk mund të hapet, ndërsa për pjesën që është gjykuar që në prokurori, mundet. Nuk ka rihapje çështjesh për gjënë e gjykuar. Ajo që është e gjykuar, është e gjykuar.

Familjarët duhet të bëjnë kërkesë për rigjykim për pjesën e veçuar në prokurori. Nga katër të vrarët, është gjykuar vetëm për dy viktimat, për dy të tjerët mund të ketë rihetim”, tha avokati.

Vetë familjarët dje kanë bërë drejtpërdrejt përgjegjës, Sali Berishë, ish-kryeministër në atë kohë. Madje ai dhe në disa dalje që ka bërë më pas, nuk ka treguar asnjë pendesë. Juridikisht drejtësia e re i ka mundësitë që kjo ngjarje të rihetohet. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.