Mirush Kabashi është një emër dhe kontribut i madh për artin dhe kulturën shqiptare. Artisti me një karrierë 45-vjeçarenumëron mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë në kinematografi.
E sheh gjithmonë në lëvizje, artisti që s’lodhet kurrë. Por surprisë është të mësojmë që përballë kemi një aktor “të dalë në pension”. Mirush Kabashi është gjithmon presentë në aktivitetet kulturore dhe artistike në vend . Ai vijon të jetë i përfshirë në gjithçka që prek filmin dhe teatrin shqiptar.
Ikonë e kinemasë dhe teatrit të 40 vjetëve të fundit, ai ruan gjallërinë dhe implusivitetin e një aktori në kulmin e karrierës artistike. Aktori që ka lëvruar me shumë sukses edhe recitimin dhe prezantimet televizive, identifikohet më së shumti me kryerolin e Sokratit në monodramën e përgatitur prej atij vetë “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, pamflet i shkruar nga Kostas Varnalis.
Fëmijëria
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombetar. Nga viti 1985, me periudha te nderprera, eshte aktivizuar si pedagog i “Mjeshterise se Aktorit” prane Akademise se Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.
Pasioni për aktrimin u shfaq që në fëmijëri tek artisti. “Mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore por edhe filmat. Tani, i kujtoj pak me buzëqeshje kur mendoj që një film psh Hamletin e kam parë mbi 15 herë me lloj-lloj pozicionesh, në kinemanë verore apo atë dimërore. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shihja filma, të admiroja dhe të diskutoja për artistët pjesëmarrës. Pastaj afrimi me aktrimin qe një okazion.”- shprehet aktori në një intervistë të dhënë për mediat.
Teatri
Interpretimi dhe ngjyrimi emcional i roleve, e veçojnë Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mencuri dhe intuitë. Spikat në rolet satirike dhe komike. U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorur nje shumesi detajesh shprehesi, si ne plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.
Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedine “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist. “Në teatër mësova se c’ishte aktora, pata peripeci si gjithë të tjerët, pastaj kam marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Të vetmen gjë që mund t’jua them me bindje: nuk i jam trembur e shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh. Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, unë nuk kam refuzuar, por përkundrazi kam provuar me guxim. Njëra prej këtyre fushave është edhe ajo e recitimit që tregova sot para jush.”- shpreh aktori Kabashi.
E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit eshte ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mberrin ne caqe vertet te lavderueshme dhe realisht konkurruese ne rrafsh nderkombetar. M. Kabashi peson nje transformim te plote psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e perpunuar, e folura gjithashtu, edhe me temperamentin dhe energjine qe ka nderkallur ne fjalen pasionale e ironike te Sokratit realizon nje akuze te forte ndaj tiranise, padrejtesise, korrupsionit, ne suazen e nje sarkazme te pameshirshme, duke i dhene krejt lojes nje qasje te dukshme bashkekohore.
Filmografia
Profili i tij krijues është përshfaqur edhe në kinematografi, ku interpretoi mbi 20 role. Shazivari (filmi Koncert ne vitin ’36, 1978), ishte roli që e vecoi dhe i dha siguri karrieres së tij në ekran.
Me rolin e Nikollaqit (filmi Karnavalet, 1980, nderuar me Medaljonin e Festivalit), dëshmoi një përmasë të re të aktrimit të tij. Vec aftësive në për vijimin plastiko-ritmik të figurës, edhe aftesitë muzikore.
Me fare pak fjalë dhe me shumë veprime mimike e plastike, Kabashi i dha formë rolit të asketit Lithan (filmi Kohe e larget, 1983), njeriut tinëzar, disi grotesk e teper misterioz, ku fshihej e keqja dhe krimi. Nga realizimet me te bukura te tij ne kinematografi ishte roli i Brahushit (filmi Dora e ngrohte 1983), me te cilin aktori te josh me pershtatshmerine psikofizike ndaj ketij tipi të pandreqshëm. Aktori është gjithashtu një recitues, konferencier dhe drejtues artistik ne spektaklet televizive etj.
Disa nga filmat janë:
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008)
Nata (1998)
Edhe ashtu edhe kështu (1989), Babai i Almës
Binarët (film) (1987)
Telefoni i një mëngjesi (1987), Kujtimi
Zëvendësi i grave (1987), Lisimak Voci
Nxënsit e klasës sime (1984), Mësues Nardi
Kohë e largët (1983), Asketi Lithan
Dora e ngrohtë (1983)
Shoqja nga fshati (1980)
Një ndodhi në port (1980)
Radiostacioni (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978), Toger Shazivari
Zani partizani (1976) (TV), Partizan-vëlla i zanit
Emblema e dikurëshme (1976)
Cmimet dhe Nderimet
Ne festivalin Kombetar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me kete rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar ne Korinth te Greqise, u vleresua si nder aktoret me te mire. Ne vitin 2002 fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine “Sa mire beri qe vdiq” e Ilir Bezhanit
Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.
Mirush Kabashi, I cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”./Pol-Al.com/Marinela Lamçe/