Ndërkohë që protesta e studentëve tashmë është mbyllur dhe kanë mbetur vetëm një grusht të rinj, që kanë zaptuar me forcë Universitetet, në lojë janë hedhur disa pedagogë të Histori-Filologjikut.
Ata kanë zëvendësuar studentët dhe kanë dalë si protestues, ndërkohë që vetë ata, janë një prej motiveve pse studentët dolën në protestë.
Është interesant në fakt, të shohësh emrat e pedagogëve që kanë dalë në protestë, pasi të gjithë janë të lidhur ngushtë me PD-në dhe LSI-në.
Mjafton të përmendim vetëm disa emra.
Valentina Duka-Deputete e PD.
Mark Marku-Ish- deputet i PD.
Orinda Malltezi, motra e Jamarber Malltezit (burri i Argita Berishes)
Agron Gjekmarkaj-I lidhur ngushtë me PD.
Artan Fuga-Kundërshtar politik i kësaj mazhorance.
Ervin Goci-Militant i PD.
Zylyftar Bregu-I lidhur ngushtë me LSI-në.
Të gjithë këta, tashmë kanë vendosur të zëvendësojnë studentët protestues dhe të kundërshtojnë masat e qeverisë, që ka vendosur të kontrollojë rreptësisht doktoraturat e tyre.