Tentoi të ngrinte një peshë prej 426 kg, por peshëngritësit nis t’i rrjedhë gjak në hundët. Ngjarja në fjalë u regjistrua në Festivalin Arnold Sport në Columbus të Ohajo.
Në video shihet se si peshëngritësi Mikhail Shivlyakov teksa nisi të ngrite peshën gati gjysmë toni, i nis hemorragjia nga hundët. Por kjo nuk e ndali peshëngritësin që të ngrejë peshën.
Pavarësisht gjakut që i dilte nga hundët, ish-marinsi festoi këtë arritje. Kujtojmë se Shivlyakov është anëtar i garave më të forta të botës në botë dhe ka fituar çmimet Arnold Amateur Strongman dhe Hercules China në vitin 2013.