Edi Rama tha sot në Parlament se Sali Berisha është në hall të madh dhe ka ulur kokën sepse sot ka marrë një mesazh. Është plotësisht e vërtetë që Sali Berisha ma marrë sot një mesazh të tmerrshëm jo vetëm për fatin e tij dhe të familjes, por edhe për fatin Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Mesazhin Berisha e ka marrë nga gjyqtarët e tij në sistemin e drejtësisë, të cilët kanë vendosur ta tradhtojnë. Gerd Hoxha, njeriu që udhëhoqi gjyqtarët kundër Vetingut dhe reformës në drejtësi, sot ka bërë një kapërcim, duke dënuar Lulzim Bashën për shpifje.
Gerd Hoxha është konsideruar si pjesë e ushtarëve të besuar të Sali Berishës në drejtësi. Deri dje Hoxha ishte pjesë e çetës së KLD, ku bashkë me Ilir Metën, Gjin Gjonin dhe më parë me Bujar Nishanin, kontrollonin drejtësinë, si të besuar të Berishës.
Sot Gerd Hoxha ka tronditur Berishën, duke dënuar Bashën për shpifje. Dënimi ishte me një shumë qesharake, por mesazhi ishte i fortë. Mesazhi ishte që Hoxha i ka dalë nga rreshti Berishës. Mesazhi është edhe më i thellë. Nga rreshti Berishës nuk i ka dalë vetëm Gerd Hoxha që dënoi Lulzim Bashën, por mund t’i dalin edhe të tjerë.
Adriatik Llalla ia mbathi nga frika e Vetingut. Gjin Gjoni dhe Fatmira Hajdari pritet të shkarkohen. Çetat e gjyqtarëve të besuar të Berishës në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese janë shkarkuar. Tani edhe ato që po mbesin apo që do të mbeten po e braktisin. Në këto kushte, është i rrezikuar edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Të paktën Metën e shpëtoi nga burgu Berisha me ushtarët e rinj në Gjykatën e Lartë./Pamfleti/