504 pisha për 504 njerëz të cilëve diktatura iu burgosi trupin por jo shpirtin.
Nëse ende nuk ke qenë në Spaç, ka ardhur dita që ta vizitosh. Të hysh brenda qelive të vogla e të ftohta të cilat për ironi të ofrojnë një nga peisazhet më të bukura që mund të shohë syri. Të ndiesh dhimbjen dhe forcën e atyre që lanë jetën aty apo atyre që ia dolën.
Në Spaç kupton se sa shumë vlen liria dhe sa shumë ia vlen të luftosh për të.
E kur të vish, bëj si ne, merr një pishë me vete apo dy, apo dhjetë .
Spaci ka nevojë sot për gjelbërim, për jetë.
https://www.facebook.com/ecovolis/videos/2258820610829034/?t=24/FB Ecovolis is with EKO Mendje and Ecovolis at Spaç Prison