Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend, edhe për shpifjet e deputetëve të PD-së, me në krye Sali Berishën dhe Edi Palokën.
Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Rama i ka vendosur një pseudonym Palokës, “Mister Th”-ja, duke ju referuar mënyrës se si flet ai.
“Mister Th-ja kur erdhi në Gjykatë, thoshte nuk kam prova. Ky është mister Th-ja.
Këto bënte në Gjykatë mister Th-ja.
Apo ai tjetri, që thoshte se provat i kemi parë në gazeta dhe kur dënohen për shpifje thonë se na dënoi gjykata e kapur nga frika e Vettingut.
Berisha ka një hall të madh sot, ishte me kokën e futur brenda supeve. Nuk fliste sot.
Por me këta të dy nja 40 procese i kam unë.
Po jo si Taulanti që merr 500 mijë lekë të vjetra, por gjyqe civile.
Xhemal, gjithë fshatrat e katundet do t’i bëjmë me kompjuter nga lekët e të madhit këtu dhe birit këtu”, tha Rama.