Gjatë homazheve sot për katër protestuesit e vrarë në 21 janar të vitit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është shënuar edhe një incident. Në momentin kur kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e viktimave dolën nga Kryeministria dhe marshuan në këmbë në drejtim të pllakatave përkujtimore, një i moshuar ka tentuar të takojë kreun e qeverisë.
Momenti kur i moshuari ndalohet nga punonjësit e gardës
Teksa mbante një zarf në dorë, ai ka thënë se atë do ia jepte kryeministrit. Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Republikës të cilët kanë larguar të moshuarin. Mësohet se ai është shoqëruar më pas nga forcat e policisë për t’u marrë në pyetje.
Por Berisha që sot duhej të fshihej, nuk ndalon dhe ka bërë një status me video, duke u kthyer në vëndin e krimit dhe duke akuzuar Gardën për “dhunë” ndaj të moshuarit.
Nadalohet nga narokopolicia qytetari qe ja plasi Rames ne surrat para kryeministrise. Tek nderonte viktimat e 21 janarit, qe i solli si mish per top, qytetari i bertet Rames: “Jeni antishqiptar!”Per kete thirrje ate e arreston policia. sb
Publiée par Sali Berisha sur Lundi 21 janvier 2019