Prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela do të kthehen në detyrën e tyre si prokurorë pranë Krimeve të Rënda.Vendim është marrë sot në mbledhjen e KLP, që ka vendosur që të kthehej tek Krimet e Rënda dy prokurorët të cilët ishin transferuar në rrethe nga Kryeprokurorja Arta Marku.
Pas kësaj ka reaguar edhe gazetarja Klodiana Lala e cila shprehet se kjo nuk është drejtësia që shqiptarët duan. Dy ish-drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, fituan gjyqin me Kryeprokuroren Arta Marku në Gjykatën Administrative, në fund të muajit dhjetor.
Postimi i plotë:
Sharlatanet e Arta Markut dhe pushtetit ne KLP e treguan veten sot. Nuk eshte kjo drejtesia qe duam e qe shqiptaret kane shpresuar fort. Megjithate dy prokurore te ndeshkuar padrejtesisht me firmen e Markut, por nen ndikimin e politikes u kthyen ne vendin qe meritojne.
Askush nuk e kupton se çfarë thotë reporterja që hiqet si gazetare sepse KPA është një struktur e re e drejtësisë dhe nëse do isht ajo e kaluara dy prokurorët do i kishte duke kullotur lopët . Por duke qenë miqtë e Lllallës dhe duke qenë shumë e tronditur për Tikun, Klodi sulmon Arta Markun dhe qeverinë që paskan “blerë” drejtësinë duke ndërhyr që dy prokurorët të riktheheshin në detyrë kur ata i kishin larguar sipas Klodit.
Hajde mos qesh me këto zhgjyra që flasin përçartë.