Është tensionuar situata mes studentëve tek Fakulteti Juridik ku një grup studentësh janë penguar të hyjnë në fakultetër të vijuar mësimin.Kanë qenë dy djem, studentë të një universiteti tjetër, që kanë mbajtur të bllokuar derën për të gjithë pjesën tjetër të studentëve, të cilët kanë kërkuar vijimin normalisht të mësimit.Ndër studentët që kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme është edhe një vajzë, e cila humbet durimin teksa pengohet fizikisht të hyjë. “Mos më prek me dorë”, i drejtohet ajo në një moment.