Në Fakultetin e Histori-Filologjisë pedagogët dhe studentët vijojnë grevën dhe e kanë shfrytëzuar këtë moment edhe për të diskutuar problematikat e arsimit të lartë.
Një prej çështjeve që u prekën gjatë diskutimeve ishte edhe ideja që është hedhur nga disa studentë për krijimin e një partie politike të re, që do të quhet “Shpresë për Shqipërinë.
Një prej studentëve në takim është shprehur se krijimi i një partie të re nuk është një zgjidhje, pasi kjo do të ishte një barrë e rëndë dhe mund të ndeshen probleme me manaxhimin, etj.
“Thelbi nuk është tek krijimi i një partie të re”, shprehet ai.