Video që po shihni vjen nga Kina dhe tregon zemërimin e një bashkëshorteje teksa zbulon që burri e tradhëtonte.
Por jo vetëm ajo edhe dashnorja është nervozuar së tepërmi kur ka kuptuar që burri me të cilin shoqërohej nuk ishte beqar.
Në momentin që e pa me një femer tjetrën, bashkëshortja e kapi nga flokët dhe deshi ta rrihte gruan që pa pranë burrit të saj. Por kur ka kuptuar se femra pranë tij nuk e dinte që ai ishte i martuar e lëshoi dhe nisi të merrej me burrin e saj.
“Thirreni policinë, sepse ky është tradhtar. Për 20 vjet jam e martuar me të dhe nuk kam ku shkoj”, bërtiste ajo me zë, ndërsa mbante burrin për këmishe.
Meqenëse ishte shumë këmbëngulëse dhe nuk po e lejonte të lëvizte, ai e qëlloi në fytyrë gruan që besohet të jetë rreth të 40-at.
Nuk dihet si përfundoi kjo histori dhe video eshtë publikuar ne rrjetet sociale ku skane munguar edhe komentet e shumta./BalkanWeb