osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dekreti i vitit ’33 që ndalonte të rinjtë në kafene: “Fole demoralizimi”

Dekreti i vitit ’33 që ndalonte të rinjtë në kafene: “Fole demoralizimi”

Frekuentimi dhe qëndrimi më kohë të zgjatur në kafene është një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Ky fenomen ka tërhequr jo pak vëmendjen e të huajve që vizitojnë Shqipërinë. E në fakt, kafeneja në Shqipëri është më shumë se një vend ku konsumohet kafe…

Por ky fenomen nuk i përket vetëm viteve të pas rënies së regjimit komunist por daton shumë më herët.

Tendenca e shqiptarëve për të qendruar gjatë në kafene e për të diskutuar konsiderohej si një problematikë serioze për shoqërinë në vitet ’20.

Në këtë periudhë në mbarë vendin u hapën kafene të shumta e me fasada që bukura.

Lumo Skëndo apo Mid’hat Frashëri do të ishte një nga kritikët më të mëdhenj të këtij fenomeni. Në shkrimet e tij, ai thekson vazhdimisht rolin demoralizues që kafenetë kishin në Shqipëri. Ndërsa analizon shoqërinë shqiptare e marrëdhëniet me ekonominë te “Hylli i Dritës” ai evidenton si problematikë të madhe përtacinë e shqiptarëve, tendencën për të qendruar me orë të tëra në kafene. Në analizën e botuar në numrin e korrikut të vitit 1923, ai sjell si fakt që vetëm në Vlorë ka 72 kafene edhe pse fluksi i aktivitetit tregtar në port është i ulët.

“Që të kuptojë këndonjësi im çë rol demoralizonjës lozin kafenetë në Shqipëri, duhet t’i them se në Vlorë, një qytet ku në javë një herë zë një vapor i voglë, ka 72 kafene! Tre prej këtyne foleve të demoralizimit janë çelurë këta 6 muaj të fundit! Pastaj le të kuxojmë dhe të themi që s’ka përparim në Shqipëri!” shkruante ai.

Të njëjtin qendrim ai do ta mbante për shumë vite më radhë pasi këtë problematikë do ta evidentonte edhe në një analizë tjetër, tre vite më vonë. Ndërsa analizon shkaqet e varfërimit të shqiptarëve, në vend të parë si shkak ai rendit kafenetë.

“Kafenetë. Çerdhe përtimi, ku dergjetë burri tër ditën, pa punë, pa sforcim, pa përpjekje; ku shkrin energjinë, shëndetin, turpin dhe nderin. Kafeneja është një spital ku njeriu nukë vete për të shëruare, po për të sëmururë, të marrë lëngatatë me të liga” shkruan Skëndo te “Kalendari Kombiar” i vitit 1926.

“Kam mbetur i impresionuar nga numri i konsiderueshëm i kafeneve në Tiranë. Gëlojnë në qendër, brenda pazarit, janë përhapur në shesh, në rrugicat e vogla të qendrës, të periferisë, pra kudo.

Mbajnë emra pompoz, disa janë të mëdha e me vetrata të gjera, disa të tjera janë të vogla e të fshehura në magazina të errëta. Të gjitha gëlojnë nga njerëzit. Disa lozin trik-trak, shumë pinë duhan bekueshëm para një filxhani të vogël kafeje turke të lëngshme dhe me shumë aromë; pëshpëritin për politikë, komentojnë ngjarjet kryesore, bëjnë thashetheme ashtu siç ndodh dhe në perëndim.

Ajo çka më ka bërë përshtypje është se nuk kam parë askënd të lexojë. Në kafene kalohet koha, kërkohet rutina e përditshme, mbarohen punë, bëhet politikë e pihet shumë raki. Jeta në Tiranë si kudo në Lindje kryhet shumë në kafene. Të gjithë nxitojnë aty, të gjithë lënë takim në to” do të shkruante në vitet ’30 gjenerali italian Pio Azais, në reportazhin “Në kryeqytetin e një mbretërie të re”.

Por fenomeni i frekuentimit të kafeneve nuk do të ishte një problematikë e evidentuar nga njerëzit me autoritet publik të asaj kohe por do të ishte edhe një problematikë për autoritetet shtetërore.

Në vitin 1933, prefektura e Korçës do të nxirrte tre dekrete të posaçme “për mbrojtjen e moralitetit publik”, dy prej të cilëve i përkisnin pikërisht çështjes së frekuentimit të kafeneve.

Referuar raportimit të revistës “Leka”, në 11 korrik të vitit 1933 do të miratoheshin dekretet që parashikonin se djemtë nën moshën 18 vjeç nuk mund të frekuentonin vende dëfrimi të papërshtatshme dhe se përveç 3 kafeneve që konsideroheshin si serioze, të tjerat duhej të mbylleshin në 00:00.

Për zbatimin e këtij dekreti do të angazhoheshin edhe forcat policore të cilat do të kontrollonin që nëpër kafene të mos futeshin të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

Kafenetë në atë periudhë konsideroheshin si një vend ku qytetarët mblidhen për të diskutuar jo vetëm për çështjet personale por edhe për ato publike.

Ndaj, roli i kafeneve në formimin e mendimit shoqëror do të trajtoheshin në analiza të ndryshme në këtë periudhë edhe nga Gjergj Fishta, Vangjel Koça etj. që do të evidentonin për nga natyra e bisedave që zhvilloheshin, nuk mund të pretendohej se mund të sillnin një kontribut pozitiv të mënyrën e të menduarit të shqiptarëve apo në formimin e atij që konsiderohej opinion publik.

Gjithsesi, gjatë periudhës së regjimit komunist, kafenetë do të reduktoheshin. Jeta e kafeneve do të “shuhej” gjatë periudhës së regjimit komunist dhe frekuentimi i tyre nuk do të ishte në masën e viteve të para Luftës së Dytë Botërore.

Kjo do të vinte edhe për shumë arsye të tjera, megjithatë sikurse analizon shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë “është logjike që tek e fundit: kur sundon një ideologji e hekurt, nuk ka më vend për lojën e lirë të mendimeve”.

Pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët do t’i riktheheshin sërish zakonit të frekuentimit të kafeneve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT të vitit 2015, rezulton se numri i bar-kafeve në Shqipëri është më shumë se 13 mijë e 600, pra ka një raport 473 bar kafe për 100 mijë banorë.

Ky raport bën që vendi ynë të jetë në krye të listës së vendet me numrin më të lartë të kafeneve (në raport me popullsinë) në botë. / Scan