Deri më sot në futboll kanë ndodhur transferime për shumë të ndryshme, madje dhe disa herë dhe me kushte nga më të çuditshmet me helikopter privat apo avion. Gjithsesi nga Turqia vjen çudia e radhës, teksa një futbollist është transferuar për 10 litra vaj. Sumail Muhamed është transferimi më i ri i një klubi të ligës së katërt të Turqisë. Futbollisti ganez ka kaluar në radhët e skuadrës Yörükalispor, ku do të luajë plot dhjetë ndeshje dhe si shpërblim do marrë vetëm 10 litra vaj ulliri.
Këtë shpërblim nuk e ka kërkuar vete lojtari, por kanë qenë vetë banorët e fshatit që kanë menduar t’ia japin si dhuratë për lojtarin.