Disa foto të Maria Pacodas kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale ditën e sotme.
Bëhet fjalë për një galeri të publikuar në ‘La Repubblica’ ku italianët pretendojnë se malet e Himarës duken nga bregu i Salentos.
“Fotot janë shkrepur në disa kënde, por fal qiellit të pastër mund ta dallojmë Shqipërinë” – shkruan gazeta italiane sot.
Por a mund të duket Himara kaq pranë nga cilado pikë e Italisë? Këtë po e lëmë në gjykimin tuaj…